Gazeta Dita

Si u bë shitësi i këpucëve, në një nga killerat më të rrezikshëm në Shqipëri

-

Nuredin Dumani ka një histori sa të çuditshme, aq dhe interesant­e. Dibrani para se të provonte burgun, ka qenë shitës i këpucëve në dyqan. Ai është bërë ditët e fundit një nga emrat më të përfolur në media, radhët e drejtësisë por edhe në botën e krimit. Në statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Është cilësuar një nga personazhe­t më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer. I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u ‘shndërrua’ në një ‘sipërmarrë­s’ të vrasjeve me pagesë. Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale. “Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu, ku shisja këpucë”, ka thënë ai. Nga dëshmia e tij pas bashkëpuni­mit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizua­ra. Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës. Ai ka treguar përpara prokurorëv­e të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove paradhënie. Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimi­t të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013. Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania