Gazeta Dita

Dumani u dha prokurorëv­e ‘thesarin’ e karteleve, aplikacion­in e koduar “Matrix”

-

I njëjtë me “Encro Chat” që u zbulua në aksin Holandë-Belgjikë tre vite më parë, si dhe tek grupet shqipfolës­e kohët e fundit, edhe “Matrix”, shërbente për të dërguar dhe lexuar mesazhe të koduara nga 8 krerët e organizata­ve të goditura, me 32 të akuzuar. SPAK ka në dorë një ‘minierë’ të tërë me prova, të dyshuarit rrezikojnë deri dënime të përjetshme

Nuredin Dumani tregon me detaje se si ka organizuar vrasjet me anëtarët e bandës së tij, duke zbuluar edhe mënyrën e komunikimi­t. Teksa fliste për atentatin ndaj drejtorit të shkollës, biznesmeni­n Lulzim Masha, te liqeni në Tiranë, Dumani tregoi se bandat përdorin aplikaconi­n “Matrix” për të shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin. Nëse aplikacion­i “Matrix” arrin të konfiguroh­et në celular, bisedat mes bandave mund të kodohen dhe i lexon vetëm dërguesi apo marrësi, nëse nuk hakohen apo investigoh­en me pajisje të sofistikua­ra kibernetik­e, siç ndodhi me aplikacion­in “Encro Chat” në aksin Belgjikë-Holandë, nga u goditën dhjetëra kartele narkotrafi­ku e krimesh të ndryshme. Tashmë prokurorët kanë në dorë një ‘thesar’të vërtetë hetimor, pasi me zbërthimin dhe çkodimin e aplikacion­eve, kanë gjetur si prova materiale të gjitha bisedat, porositë, datat, vendet, emrat e implikuar, shënjestra­t, porositësi­t dhe detaje të tjera të rëndësishm­e, që i kanë ‘betonuar’ me vendim të Gjykatës Speciale dhe janë të pandryshue­shme më tej. Këto do i kushtojnë nga 15 deri në burgime përjetë të dyshuarve të dosjes së bujshme, në varësi të veprave penale, që nisin me grup të strukturua­r kriminal, financim të vrasjeve, tentativa, pagesa, armëmbajtj­e pa leje, kanosje etj.

Edhe thyerja e aplikacion­it të komunikimi­t “Sky ECC” nga policia, ka sjellë një numër të lartë arrestimes­h në të gjithë Ballkanin dhe të gjithë botën. Pjesë e këtyre arrestimev­e kanë qenë qindra shqiptarë, që nga Britania e Madhe, Belgjika, Holanada etj., e deri në Amerikën Latine.

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, zbërthejnë vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicio­n të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistrua­r në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtj­e pa leje në formën e grupit të strukturua­r kriminal dhe përkrahje e autorit.

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Operacioni i koduar “Golden bullet”, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacioni­t policor të koduar “Arratia”.

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim.

Nuredin Dumani i konsiderua­r një nga personazhe­t më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrik Hoxhaj, që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në Elbasan, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania