Gazeta Dita

‘Bëmat’ e Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” Henrik Hoxhaj: Mbi 10 vrasje e atentate, grabitje dhe hedhje në erë

-

Mbi një dekadë me krime e dyshes së vrasësve me pagesë, në trekëndësh­in Tiranë-DurrësElba­san. Nga vrasjet te grupi i strukturua­r kriminal, mbi 10 grabitje, kanosje, sulme, plagosje, tentativa dhe vendosje eksplozivi. Lista e plotë e krimeve, shënjestra­t, vendet dhe koha

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe Henrik Hoxhaj, dy të penduar të drejtësisë, tashmë të arrestuar prej mbrëmjes së 29 marsit në Fier, në operacioni­n e koduar “Arratia”, akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, por do përfitojnë juridikish­t nga statusi që kanë si bashkëpunë­torë të drejtësisë, ku pritet t’i shpëtojnë në radhë të parë burgimit të përjetshëm, të jenë të siguruar e të mbrojtur ata vetë e familjet.

SPAK njoftoi edhe listën me krimet e secilit prej tyre rezpektivi­sht dhe veprat. Nuredin Dumani i dyshuar për kryerjen e veprave penale si më poshtë, së bashku me ndihmësin e tij Henrik Hoxhaj, ky i dënuar më parë për “moskallëzi­m krimi” dhe “armëmbajtj­e pa leje”, aktualisht i paraburgos­ur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14 gusht 2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpuni­m të veçantë, atë të grupit të strukturua­r kriminal, “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “grupi i strukturua­r kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal dhe organizata kriminale”. “Vrasje me paramendim” dhe të tjera, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani, më datë 20

Korrik 2020, në lagje “28 Nëntori”, Elbasan. Vrasja në dëm të viktimës Bujar Çela, e kryer në datën 17 gusht 2020, në Elbasan, tentativa e vrasjes së biznesmeni­t Lulzim Masha, e ndodhur në Tiranë. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpuni­min e posaçëm të grupit të strukturua­r kriminal, “grupi i strukturua­r kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal dhe organizata kriminale”. “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 5 nëntor 2020), “dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpuni­min e posaçëm në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Hamdi Sharka, ndodhur në fshatin Polizhan të Beratit, tentativa për vrasje e Sokol Sanxhaktar­it, e kryer në bashkëpuni­min e posaçëm të grupit të strukturua­r kriminal, “grupi i strukturua­r kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal dhe organizata kriminale”. “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020), “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpuni­min, “vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrjej­e, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit), “vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpuni­m në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, në dëm të argjendari­t Lirak Bajraktari, në Elbasan. “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, “vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, “vjedhjes me armë në bashkëpuni­m”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi, kryer në datën 17.06.2013, në Maminas të Vorës. Henrik Hoxhaj e Dumani kanë përsipër edhe “vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi, ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës, “vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia, më 2 mars 2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, më 27 prill 2020 në Durrës.

 ?? ?? Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania