Gazeta Dita

Drejtësia mbylli me ryshfete disa krime të rënda, rrëfimet e Dumanit nxorën të ‘palarat”

Kush është prokurori i Durrësit, që mbylli dosjen e vrasjes së Elvis Dedes për 200 mijë euro?! Çfarë thoshte ish-gruaja e avokatit Bengasi, në procesin e divorcit dhe kujdestari­së për fëmijët dhe dyshimet te gjyqtarët

-

Dosja e SPAK për aktiviteti­n e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, me bashkëpunë­torë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, përveç të tjerave, nxjerr në pah edhe implikimin e segmenteve të drejtësisë. Rasti më flagrant dhe i përmasave të rënda konsiston në mbylljen e dosjes pa autor për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Deda në vitin 2012, në Durrës, nga Prokuroria, në një kohë kur mamaja e tij, Fatmira Deda, denonconte Festim Qolin si vrasësin e djalit të saj.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulj­a Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmeni­n, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda. Dumani thotë se kishte kontraktua­r Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro. Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar. Sipas Dumanit, të akuzuarit kanë paguar deri në 200 mijë euro ryshfete për ta mbyllur dosjen me drejtësinë.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, kur ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, për të mbyllur çështjen e vrasjes së Elvis Dedes, të cilit i kishte para borxh. Dosja është mbyllur pa autor nga një prokuror në Prokurorin­ë e Durrësit, ku paratë e vrasësit kanë dominuar mbi përpjekjet e Fatmira Dedes për drejtësi. Të implikuar mund të jetë edhe oficerë të policisë gjyqësore dhe gjyqtarë, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit.

Gjatë rrëfimit të krimeve të porositura, Nuredin Dumani tregon se ishte avokati Alban Bengasi ishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Avokati i njohur kërkonte vrasjen e bashkëshor­tes, me të cilën ishte në proces divorci, pasi ishte i pakënaqur nga dhunimi i saj, me porosi të tij, në 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Dhunimin e Blerta Bengasi ia kishte kërkuar Festim Qoli kundrejt pagesës Nuredin Dumanit, pasi donte ta bënte si nder ndaj avokatit Alban Bengasi. Avokati kishte kërkuar me patjetër që Blertës t’i thyenin dorën ose këmbën. Dumani refuzon vrasjen pasi i ishin dukur pak 120 mijë euro. Blerta Bengasi dhe Alban Bengasi ishin në proces divorci. Çuditërish­t, gjykata vendosi që kujdestari­në e dy fëmijëve 7 dhe 18 vjeç t’i kalonte të atit, pra avokatit, edhe pse Blerta Bengasi, si nënë, i plotësonte të gjitha kushte ligjore. Vendimin e ka marrë gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku. Në një denoncim për mediat, Blerta Bengasi hedh dyshime për ndikim të avokatit tek gjyqtarja. Megjithatë, sipas vendimit, Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, vendim i cili, sipas Blertës, nuk u lejua që të zbatohej nga avokati.

 ?? ?? Elvis Deda
Elvis Deda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania