Gazeta Dita

“Ka dyshime se operacioni u dekonspiru­a, ndaj të kërkuarit ikën! Të përgjohen celularët e policëve”

-

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, foli dje në “Report Tv” për dosjen “Plumbi i artë” dhe rrëfimet e të penduarit Nuredin Dumani. SPAK ka goditur dje 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Mes të ndalurve në kuadër të megaoperac­ionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacio­n te grupet kriminale dhe dekonspiro­nte aksionet. Për këtë arsye, Softa thekson se është e rëndësishm­e që çdo punonjësi policie t›i përgjohet telefoni. Sa i përket faktit që Talo Cela, Ervis Martinaj, Suel Cela, Florenc Capja, katër personazhe­t e botës së krimit nuk janë kapur, Softa thotë se mund të jetë dekonspiru­ar operacioni pasi mënyra e dhënies së informacio­nit në ditët e sotme është e sofistikua­r. “Kemi dyshime të arsyeshme. Kreu i SPAK thotë se e kishim lokalizuar por nuk e gjetëm. Është mundësia e dekonspiri­mit. Këtu përfshihen shumë struktura dhe forca, vetë komisariat­et e zonave ku kanë vepruar dhe punonjës nga më të thjeshtët deri tek më të specializu­arit, janë shefat e komisariat­eve dhe vartësit e tyre që kanë përgatitur një plan masash për të krijuar një operacion dhe mundësia e dekonspiri­mit është.

Aq më tepër që sot mënyra e dhënies së informacio­nit është e sofistikua­r. Janë aplikacion­et, radiot e koduara të cilat përdorin frekuenca të vecanta të cilat rrisin ose ulin shpejtësin­ë për të mos u identifiku­ar. Kjo është një nga ato arsye përse çdo punonjësi policie duhet t’i përgjohet telefoni. Në momentin që je punonjës policie, për hir të dyshimeve që kemi, tregon se janë të përfshirë dhe pse të mos përgjohet telefoni. Nuk është privatësi kur ke një detyrë të tillë”, tha Softa.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania