Gazeta Dita

Si u futën në kurth me SMS vëllezërit Haxhia, çfarë shkruhej në të. I penduari zbuloi autorët Dumani-Çela

-

Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u nxorrën në pritë përmes nëj mesazhi në 27 prill të vitit 2020, kur edhe u vranë, në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash të Durrësit, në makinën tip “Golf”. Në dosje thuhet se përpara se të vriteshin, viktimat ishin nisur nga banesa e tyre në Spitallë, për në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve”, autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta, viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Kufoma e Besmir Haxhisë është fiksuar në sendilje te shoferit, kurse kufoma e Viktor Haxhisë në sediljen e parë. Në telefonin e Besmir Haxhisë është gjendur sms e një të panjohuri dhe të paregjistr­uar si emër i cili i thoshte; “po të pres te tregu i makinave, në Shënevlash”. Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminime­t e kryera, është konkluduar se ky numër ka qenë në përdorim nga Klevis Alla. Alla është pyetur nga policia dhe ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela. Shkak i atentatit ishte hakmarrja për zhdukjen e pjesës së parave të grabitur nga aeroporti i Rinasit më 9 prill 2019, ku u morën mbi 6 mln euro të bankave dhe që i përkisnin dyshes Dumani-Çela, por që ia lanë në kujdestari vëllezërve Haxhia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania