Gazeta Dita

“Gruaja e tradhtonte me shokun, më tha vrite se ke 120 mijë euro, se policia nuk do hapi çështje!”

-

Nuredin Dumani rrëfeu se nuk e mori përsipër vrasjen, por vetëm dëmtimin fizik të Blerta Ruçit, nëpërmjet një personi tjetër të paguar. E dhunuara denoncoi, por s’u regjistrua. Avokati mbeti i pakënaqur, tha se do ia jepte porosinë Gjergj Cukalit, pasi e donte të vrarë gruan, më pas u divorcua

Një ndër episodet më të rënda në rrëfimin e Nuredin Dumanit për prokurorët e SPAK, krahas atentateve në këmbim të parave dhe grabitjeve, është edhe dhunimi i Blerta Ruçit, ish-bashkëshor­tes së avokatit Alban Bengasi. Siç dëshmon Dumani, fillimisht avokati kërkoi dhunimin e saj duke i thyer një krah ose një dorë, më pas kaloi më tej duke i ofruar atij 120 mijë euro për ta vrarë, pasi sipas tij e kishe tradhtuar me shokun e ngushtë. Dumani thotë se nuk e kishte pranuar këtë ofertë, por Alban Bengasi i kishte thënë se nëse nuk e merrte ai, “punën” do t’ia jepte dikujt tjetër. Sipas Dumanit, avokati Bengasi u kishte thënë që të mos shqetësohe­shin se askush në polici nuk do të hapte çështje. Siç thekson SPAK në dosje, vërtetë policia nuk e regjistroi denoncimin e Blerta Ruçit për dhunën ndaj saj.

Më poshtë, sjellim përmbajtje­n e dosjes dhe rrëfimin e Nuredin Dumanit në lidhje me ngjarjen në fjalë:

në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës.Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit ja di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte një Fiat Punto ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë 020DI por s’jam i sigurt për këtë gjë. Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë. Unë i thash që nuk e kam me qef, por do e diskutojmë që ti çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t`ja bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për t’i mësuar intenerari­n dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thash Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mirë. E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri çfarë bën. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj. Dua të shtoj se

Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Goditja ka ndodhur brenda në mjet përballë byrektores.

Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë, por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet, pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë.

Duke e ndjek gruan unë e pash në fakt edhe të dashurin që vinte tek shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë. Ishte një burrë rreth të 45-50, trup i shëndoshë, i madh. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabërë siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare. Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë s’e marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër, por nuk e diskutuam më këtë gjë. Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariat­it e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush...”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania