Gazeta Dita

Rrëfimi për atentatin ndaj pronarit të “Wilson”. Për Lulzim Mashën u ofruan 150 mijë, Dumani kërkoi 200 mijë euro

-

“… Në datën 30.01.2020 rreth orës 11.15 në Rrugën “Mihal Grameno”, pa shkuar te shkolla 9 vjeçare, në momentin që shtetasja Blerta Ruçi ësht futur në makinën e saj me targa AA 282DI, është afruar një person dhe e ka qëlluar në pjesën e fytyrës. Kjo skenë ka zgjatur disa minuta dhe agresori është larguar nga ana e kundërt e shkollës “Mihal Grameno”. E dëmtuara ka lëvizur në drejtim të shkollës “Osman Myterizi” dhe ka njoftuar policinë. Nga akti i ekspertimi­t mjeko-ligjor nr.83 ka rezultuar se: Në trupin e të dëmtuarës u konstatua një ekimozë me karakteris­tika dhe lokalizime në trup. Dëmtimi i është shkaktuar me mjet prerës. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin pasojën e humbjes së përkohshme të aftësisë. E pyetur pyetur rreth këtij fakti e dëmtuara ka deklaruar se: personi që e goditi mund të jetë i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër. Ajo ka sqaruar gjithashtu se ishte në proces divorci me bashkëshor­tin e saj Alban Bengasi dhe ka shprehur bindjen e plotë përpara policisë se duke qenë se nuk ka konflikte të tjera dhe i vetmi konflikt është me bashkëshor­tin e saj, dyshon që organizato­ri i goditjes së saj është pikërisht Alban Bengasi. Lidhur më këtë fakt penal, procedimi nuk është filluar.

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

“Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444. Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar

Nuredin Dumani ka rrëfyer edhe atentatin e dështuar ndaj biznesmeni­t Lulzim Masha, ku i janë ofruar 150 mijë euro, por ai kërkoi 200 mijë. Më poshtë dëshmia për këtë ngjarje:

“Gjatë komunikimi­t që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës “Wilson”. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrov­a vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacion­in “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistrua­r kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografin­ë e personit si dhe të ambienteve që m’i kishte dërguar i interesuar­i për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës e ka bërë. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë.

Organizimi­n e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”. Në lidhje me atentatin ndaj administra­torit u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi, (nipçja), i cili u akuzua për “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit, teksa dëshmoi se ngatërroi objektiv. Kurse biznesmeni Masha dëshmoi se s’ka konflikte.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania