Gazeta Dita

Izolohen për një vit në “41 BIS”, Viktor Ymeri dhe vëllezërit Çala

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, pas koordinimi­t me SPAK, SHISH, Burgjet, Policinë dhe SHKBB-në. Dosjet e mikut të “Gaxhait” dhe Klement e Eldi Çala. Për çfarë janë dënuar apo akuzuar ndër vite

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar të të arrestuarv­e apo dënuarve Viktor Ymeri, alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi

Çala, vëllezër. Vendimi vjen pas një bashkëpuni­mi dhe bashkëvepr­imi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB, referuar informacio­neve të mbledhura për rrezikshmë­rinë e tyre në ambientet e paraburgim­it, aktiviteti i dyshimtë edhe në izolim apo lidhjet me botën e krimit jashtë.

Viktor Ymeri është personazh i njohur në botën e krimit. Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit që ka pasur lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës tre vite më parë. Viktor Ymeri konsideroh­ej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si “Gaxhai”, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai u akuzuan se kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999, Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Viktor Ymeri bashkë me Indrit Rusin dhe Lulzim Berishën, pritet të merret i pandehur nga gjykata për dy vrasjen e bujshme në 2005, të

Vajdin Lames dhe Klodian. Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e «vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal», “mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “grup i strukturua­r kriminal”, si dhe të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal.

Kurse vëllezërit Çala akuzohen për grabitjen e bujshme si organizatë kriminale në Rinas, më 9 prill 2019, në aeroportin e Rinasit, ku u morën mbi 6 mln euro të bankave private. Ata u kapën pas dy vitesh arratie, të fshehur në një vilë në Qerret të Kavajës. Klement Çala gjithashtu është dyshuar si anëtar i “Bandës së Babagjyshë­ve”, në 13 grabitje argjendari­sh e biznesesh në seri, si dhe dy grabitje bankash në aksin Kashar-Rinas. Gjithashtu ishte pjesë e listës së 11 shqiptarëv­e të arratisur nga burgu grek në vitin 2013, pjesa më e madhe e të cilëve të arrestuar, kurse dy mbetën të vrarë më vonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania