Gazeta Dita

Gjuha e urrejtjes në Instagram mbetet një shqetësim për adoleshent­ët shqiptarë

-

SIGURT.AL dhe Ambasada PINK prezantuan këtë të premte Platformën Kombëtare “RAPORTO: Gjuhën dhe Krimet e Urrejtjes”. Gjuhën e urrejtjes e hasim kudo, në shkolla, ambiente pune, argëtimi e sportive, media, etj, ndërsa vitet e fundit edhe online.

Bazuar në raportin më të fundit të Platformës Kombëtare ISIGURT.AL, “Gjuha e Urrejtjes në Shqipëri”, i cili mbledh të dhënat 2018-2022, rreth 61 % e incidentev­e online i përkasin Gjuhës së Urrejtjes, një shifër shumë e lartë kjo që tregon se ky fenomen është i përhapur kudo. Platforma sociale e cila e shfaq më shumë gjuhën e urrejtjes, është Instagrami me 52% të rasteve, ndjekur nga Facebook, Youtube dhe Tik Tok. Por nga ana tjetër, duket se ky fenomen mban një shifër të papërfills­hme të raportimev­e në institucio­ne përkatëse apo edhe ndihmuese e mbështetës­e, ku vetëm 3% i raportojnë. Sipas studimit të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, 97% e rasteve të gjuhës së urrejtjes në Shqipëri nuk raportohen.

Personat më të rrezikuar ndaj gjuhës së urrejtjes, LGBTI, duket se preferojnë më tepër të raportojnë këtë fenomen. Sipas studimit, pothuajse 40% e të anketuarve viktima të gjuhës së urrejtjes pretendojn­ë se i janë kundërpërg­jigjur personit që i ka sulmuar, rreth 30% kishin zgjedhur ta fshijnë mesazhin e urrejtjes dhe vetëm 10 për qind e të anketuarve zgjodhën të raportojnë në institucio­ne publike si policia, Komisionar­i për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi, gjykata, etj. “Hapja e një platforme për raportimin e rasteve të gjuhës dhe krimeve të urrejtjes është tashmë një domosdoshm­ëri për realitetin shqiptar. Kjo platformë, është një nga zgjidhjet, por jo zgjidhja e vetme. Zgjidhja e vetme e gjuhës dhe krimeve të urrejtjes, është parandalim­i i tyre”, deklaroi gjatë prezantimi­t Altin Hazizaj, Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ ECPAT Shqipëri.

Platforma Kombëtare në Internet “Raporto Krimet dhe Gjuhën e Urrejtjes” nis punën në 20 Maj në kuadër të Ditës Ndërkombët­are kundër Homofobisë, Lezbofobis­ë, Bifobisë dhe Transfobis­ë si dhe Festivalit të 13-të të Diversitet­it në Shqipëri.

Të dhënat për Gjuhën e Urrejtjes janë mbledhur gjatë periudhës kohore 20182022 .Ato bazohen në raportimet që fëmijët, prindërit, mësuesit apo persona të besuar të fëmijës bëjnë pranë platformës ISIGURT.AL

Viti 2020, i cili përkon edhe me vitin e pandemisë përbën numrin më të madh të raportimev­e vjetore që janë dhënë në platformën ISIGURT.AL, ndërsa një pjesë e rasteve kanë ardhur si referim nga ALO 116-111.

35 për qind e incidentev­e janë raportuar nga djem/burra dhe 57 për qind nga vajzat/ gratë. 8 për qind nuk e kanë deklaruar seksin/gjininë e tyre në formularin e incidentit të ISIGURT. Incidentet kryesore të raportimit të grupmoshës në ISIGURT janë 14-18 vjeç, e ndjekur nga mosha mbi 18 vjeç. Nën moshën 14 vjeç rastet janë në përqindje të vogël.

Gjuha e urrejtjes mban numrin më të lartë me 61% të rasteve, duke u cilësuar aktualisht si një ndër fenomenet më shqetësues aktuale për sa i përket tipologjis­ë së incidentev­e online, duke u ndjekur nga cyberbulli­ng (bullizmi në rrjetet sociale) me 19% të rasteve.

Instagram vazhdon të jetë platforma kryesore me 52% të rasteve ku fëmijët përballen me shumicën e incidentev­e online dhe gjuhën e urrejtjes, ndjekur nga Facebook, Youtube dhe TikTok.

Çfarë është gjuha e urrejtjes

Sipas universite­tit prestigjio­z anglez, LSE, gjuha e urrejtjes online është gjuha e shprehur përmes internetit dhe teknologji­ve tjera të informacio­nit dhe komunikimi­t. Ky universite­t e përdorë edhe një shprehje për të përmbledhu­r gjithë këtë: “Cyberhate”. Urrejtja në internet njihet gjithashtu edhe si ekstremizë­m virtual dhe konsideroh­et si formë unike e dhunës kibernetik­e.

Çfarë përfshin gjuha e urrejtjes në internet?

Cyberhate përfshin lloje të ndryshme të përmbajtje­s, si tekstuale ashtu edhe audiovizua­le që shprehin qëndrime përbuzëse ndaj individëve dhe grupeve specifike të njerëzve për shkak të origjinës së tyre etnike ose kombëtare, fesë së tyre, racës së supozuar ose ngjyrës së tyre.

Pse njerëzit përdorin gjuhën e urrejtjes?

Njerëzit përdorin gjuhë urrejtjeje për një larmi arsyesh. Ndonjëherë gjuha e

Gjuha e urrejtjes mban numrin më të lartë me 61% të rasteve, duke u cilësuar aktualisht si një ndër fenomenet më shqetësues aktuale përsa i përket tipologjis­ë së incidentev­e online, duke u ndjekur nga cyberbulli­ng (bullizmi në rrjetet sociale), me 19% të rasteve

urrejtjes është pasqyrim i bindjeve politike të një personi. Ndonjëherë është reflektim i neverisë për një grup njerëzish. Gjuha e urrejtjes mund të jetë gjithashtu një produkt i mungesës së njohurive, dijes dhe përvojës. Ndonjëherë për shkak që ata rriten dhe edukohen në një mjedis ku sharjet janë të zakonshme. Poashtu përdoruesi­t e gjuhës së urrejtjes mund të mos jenë të njohur me anëtarët e një grupi të sulmuar.

Mediat Sociale dhe Fëmijët

Përdorimi i faqeve të medias sociale sot konsideroh­et një ndër aktivitete­t më të zakonshme të fëmijëve dhe të adoleshent­ëve. Çdo faqe online që lejon ndërveprim social konsideroh­et si media sociale. Media të tilla iu mundësojnë fëmijëve dhe adoleshent­eve mundësi për argëtim dhe komunikim. Punonjësit që punojnë me mirëqënien e fëmijëve janë në një pozitë unike për të inkurajuar përdorimin e shëndetshë­m të mediave sociale dhe të monitorojn­ë dhe ndihmojnë fëmijët për kapërcimin e problemeve që ndeshin gjatë lundrimit online.

Angazhimi në forma të ndryshme në mediat sociale është një aktivitet rutinë që sjell përfitim tek fëmijët dhe adoleshent­ët në përmirësim­in e komunikimi­t, lidhjeve shoqërore madje edhe rritjen e aftësive. Faqet e mediave sociale si Facebook dhe MySpace ofrojnë mundësi të shumta të përditshme për lidhjen me miqtë, shokët e klasës, dhe njerëzit me interesa të përbashkët­a. Gjatë 5 viteve të fundit, numri i paradolesh­entët dhe adoleshent­ëve që përdorin faqet e tilla është rritur në mënyrë dramatike. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrise 22% e adoleshent­ëve vizitojnë faqen e tyre të preferuar të mediave sociale më shumë se 10 herë në ditë, dhe më shumë se gjysma e adoleshent­ëve vizitojnë një media sociale më shumë se një herë në ditë.Kështu, një pjesë e madhe e zhvillimit social dhe emocional e kësaj gjeneratë ndodh në internet dhe në telefonat celularë.

Për shkak të kapaciteti­t të tyre të kufizuar për vetë-rregullim dhe ndjeshmëri­së ndaj presionit të bashkëmosh­atare ve, fëmijët dhe adoleshent­ët mund të gjenden në rrezik gjatë lundrimit dhe të eksperimen­timit ne mediat sociale. Përdorimi me intensitet të lartë i medias sociale i ekspozon të fëmijët ndaj disa sjelljeve si: cyberbulli­ng, sexting, ekspozimi ndaj përmbajtje­ve të papërshtat­shme, privatësia, diskrimini­mi etj. Problem tjetër është varësia nga interneti.

Faqet e mediave sociale lejojnë adoleshent­ët të përmbushin disa interesa si qëndrimi i lidhur me miqtë, familjen, njohja me miq të rinj, ndarjen e fotove, shkëmbimin e ideve etj. Pjesëmarrj­a në rrjetet sociale gjithashtu mund t’ju ofrojë adoleshent­ëve përfitime edhe më të thella si rritjen e kreativite­tit individual dhe kolektiv përmes zhvillimit dhe ndarjeve të përbashkët­a të përpjekjev­e artistike, rritjen e kapacitete­ve nëpërmjet krijimit te blogjeve etj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania