Gazeta Dita

Gjoba dhe pezullime të shumta, dalin vendimet e Komisionit të Disiplinës

GJOBA DHE PEZULLIME, NUK SHPËTOJNË AS KLUBET E TRAJNERËT

-

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbuluar vendimet e marra për javën që lamë pas në kampionate­t shqiptare. Ajo që bie në sy është se java e 34-ët e Abissnet Superiore ishte shumë e qetë dhe kjo gjë është reflektuar edhe të masat, pasi ndaj klubeve që garojnë në elitën e futbollit shqiptar nuk është dhënë asnjë dënim. Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

FK Tërbuni, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i FK Tërbuni, Vilson Lila, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionati­n Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

KF Laçi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionati­n Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Apolonia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i. Zyrtari i A.F.Bajrami U-17, Ferdinand Bilali, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Erzeni U-19, Hasim Gjeci, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Erzeni U-19, Besim Loci, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Erzeni U-19, Elvis Cezmallari, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Andi Stefanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania