Gazeta Dita

“Yt bir financon media me lekët e të vrarëve në Gërdec”, sherr mes Berishës e Spiropalit

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Elisa Spiropalit në seancën plenare, e cila është duke u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha tha se bashkëshor­ti i Spiropalit i ka dhënë tender vëllait të saj.

Në lidhje me këtë me tone të larta replikoi ministrja për Shtetin dhe Parlamenti­n Elisa Spiropali, duke i thënë se akuzat e Berishës janë të pabaza dhe se djali i tij financon një media nga paratë e viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

“Me paratë e të vdekurve në Gërdec. Djali i tij financon portale që bëjnë këto lajme. Artikulli që lexon, dhe e financon vetë si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogë, si e ka shtëpinë, i njoh. Njoh kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjës­i për të gjitha këto. Nuk ma bën syri terr dhe nuk intimidohe­m e as nuk kam për tu intimiduar.”, tha Spiropali.

Edi Palokën “e lëshojnë nervat”: Budallaqe, legena

Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për procedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja. Në krah të tij ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë. Paloka ka përdorur fjalë jo të duhur në sallën e Kuvendit, si “budallaqe” apo “legen”.

Spiropali: Nuk do të ma japë fjalën për të përgjigjur sepse lexoi artikullin e një portali të financuar vete me paratë e të vdekurve në Gerdec. Pse ulëret (i drejtohet Edi Palokes)?

Felaj: Pse ulërin nga vendi! Boll hy hakërryet njerëzve në këtë sallë , ju meritoni të dilni jashtë për fjalët që përdorët. Ju nuk fyeni dot askënd.

Spiropali: Unë e njoh vëllain tim, njoh kunatën. Nuk jam nga ata që thonë nuk e njoh baxhanakun. Unë mbaj përgjegjës­i për këta sepse një cent të qytetarëve shqiptarë nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Prandaj nuk ma bën mua syri tër. Unë nuk intimidohe­m. Ashtu siç po të bëju thirrje ty të shkosh në prokurori dhe SPAK, po ashtu i bëj thirrje institucio­neve të shohin me radhë ty dhe familjarët e tu.

Felaj: Paloka të kërkojë ndjesë ose të lërë sallën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania