Gazeta Dita

Si i duron o Shqipëri?

-

Ata që disa herë iu ishte besuar e sotmja dhe e ardhmja e vendit dhe po aq herë dështuan, ata që shumë herë dhe pa pushim, për tre dhjetëvjeç­arë rresht, iu frynë borive të demokracis­ë, lirisë e drejtësisë dhe po aq herë u sollën dhe vepruan si “minues” të tyre, nuk mund dhe as duhet t’u besohet se kanë hallin tonë dhe po digjen nga meraku i ardhmërisë sonë. Ata i ka ndarë pamundësia për të ardhur në pushtet dhe padurimi për të përfituar prej tij, por i ka ndarë edhe lakuriqësi­a e “mbretit”. Mbreti i tyre ka qenë lakuriq dhe këtë e kanë pikasur me kohë shumica e shqiptarëv­e por, kur shumica e shqiptarëv­e i kthenim shpinën mbretit të tyre dhe ndjekësve të tij, togerët e “Foltores” dhe kapterët e “Kundërfolt­ores” së sotme na mallkonin duke pretenduar se mbreti i tyre, ati i tyre shpirtëror dhe themeluesi i shkollës së tyre politike, ishte i veshur me kostume firmato perëndimor­e. Kur forca madhore perëndimor­e iu vuri kusht që me mbretin e tyre lakuriq as do të respektohe­shin, as mund të gjenin partnerë në Perëndim dhe kishte të ngjarë “të hanin bar” edhe nja njëzet vjet të tjera, atëherë iu filluan dhimbjet e barkut, dhimbjet e kolltukut dhe dhimbjet e xhepave dhe prandaj “e braktisën” mbretin. Mbreti rrëmbeu shpatën e aventurës dhe heshtat e marrëzisë dhe u betua se do t’i fillonte betejat edhe një herë si dikur, si atëherë kur këto forcat madhore të Perëndimit i kishte në krahë duke e ndihmuar pa rezerva dhe pa kushte. Medet Shqipëri, si i duron!

Letër e nënshkruar, Kastriot Sheholli

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania