Gazeta Dita

BOTA, NË ERËN E RE TË RREZIKUT

- Raport ISKP

Njerëzimi po hyn në një fazë të re rreziku. Instituti i Stokholmit për Kërkimin e Paqes, ka publikuar këto ditë një raport që qysh tani është bërë i shumëcitua­r. Klima, pandemia, lufta, uria, katër faktorë që kombinojnë dhe ushqejnë njëri-tjetrin në një botë që është në prag të shpalljes zyrtarisht si vend i pasigurtë. Shkaku duket se është njeriu, me veprimtari­në e tij, por sidomos me modelin e zhvillimit që ka adoptuar dhe teknologji­në që ka shtënë në punë. Konfliktet ndërshtetë­rore janë rritur, çka ilustron se është lufta konvencion­ale ajo që vijon të mbetet faktori bazë. Në vitin 2010, ishin 30 konflikte të tilla, në vitin 2020 kjo shifër shkoi në 56. Refugjatët e luftës në vitin 2010 ishin 41 milionë, në vitin 2020, shifra arriti në 82.4 milionë. Është e ashtuquajt­ura gjurmë e njeriut mbi çdo sipërfaqe të planetit ajo që është gjenerator­i i një krize sistemike që herët e apo vonë, sipas parashikim­eve si ky raport, do të shndërrojn­ë planetin në burg. Konkretish­t në vitin 1750 jetonin 500 milionë banorë në Tokë, në vitin 2015 kjo shifër arriti në 7 miliardë.

Në vitin 1950, Prodhimi i Brendshëm Bruto në botë shkonte diku te 8 trilionë dollarë, në vitin 2015 ky prodhim mbërriti në 100 trilionë dollarë. Korrespond­enca e konsumit energjetik për këtë prodhim shkon në 550 ekzaxhaul në vitin 2015. Shpenzimet ushtarake në botë në vitin 2021 arritën në 2 113 000 000 000 dollarë, dyfishin e vitit 2000.

Në një vështrim të përgjithsh­ëm raporti përcjell mesazhin se bota po shkon drejt kaosit: Qeveritë, sidomos ato në hemisferën veriore, kanë dështuar bashkarish­t për të gjetur zgjidhje për çështjet madhore të ndryshimit të klimës dhe humbjes së natyrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania