Gazeta Dita

Përkeqësoh­en elitat në Shqipëri, renditemi në vend të 91, humbasim 14 pozicione për 2022

Ky indeks është publikuar nga “Fondacioni për Krijimin e Vlerave” dhe analizon 151 vende të botës bazuar në nocionin e elitave

-

Shqipëria renditet në vend të 91-të mes 151 vendeve të botës në “Indeksin e Cilësisë së Elitave” për vitin 2022. Krahasuar me rezultatin e vitit të kaluar vendi ynë shihet të ketë pësuar një përkeqësim me 14 pozicione. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë mes vendeve të cilat kanë cilësi të mesme të elitave.

Ky indeks është publikuar nga “Fondacioni për Krijimin e Vlerave” (The Foundation for Value Creation) dhe analizon 151 vendet e marra në analizë bazuar në nocionin e elitave. Por, çfarë përfaqëson nocioni “Elitë” në këtë indeks dhe çfarë kuptojmë me cilësi të saj? Cilësia e elitës kuptohet si ndikimi i përgjithsh­ëm i modeleve elitare të biznesit pasi ato çojnë në krijimin e vlerës pozitive ose negative në tregun ekonomik, ndërsa elitat janë grupe të ngushta, të koordinuar­a me modele biznesi që grumbulloj­në me sukses pasurinë. Ato janë koalicione dominuese në fushën politike dhe funksionoj­në si modele të larta biznesi. Sa i përket pikëzimit, qëndrueshm­ëria e modeleve elitare në Shqipëri, në raportin e vitit 2022, është vlerësuar me 45.9 pikë.

Indeksi i përgjithsh­ëm ndahet në dy zona kryesore të cilat janë fuqia dhe vlera. Këto dy zona ndahen përsëri në katër të tjera të cilat janë: fuqia politike e fuqia ekonomike dhe vlerat politike e vlerat ekonomike. Nga këto katër zona pozicionim­in më të dobët e regjistroj­më sa i përket vlerave ekonomike, ku nga 151 shtete në total, Shqipëria renditet në vend të 121. Sa i përket vlerave politike shihet të kemi një pozicionim pozitiv.

Nga të dhënat e indeksit, sa i përket cilësisë së elitave të biznesit në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit, shohim se vendi ynë parqitet me mirë në renditje vetëm se Bosnje Hercegovin­a, e cila renditet në vend të 131 me një total prej 41.4 pikësh. Serbia dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë para Shqipërisë, ku Serbia renditet në vendin e 56 dhe Maqedonia e Veriut në vend të 89-të. Theksojmë se në këtë indeks nuk gjejmë të renditur Kosovën dhe Malin e Zi.

Sa i përket elitave të biznesit me cilësi më të lartë, në vend të parë qëndron Singapori me rreth 68.7 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 67.4 pikë dhe Austra lia me 65.2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania