Gazeta Dita

I penduari: Ardjan Uzuni porositi vrasjen e Filip Gjeloshit për 50 mijë euro, shkak u bë një rrahje!

-

Bashkëpunë­tori i SPAK, Henrik Hoxhaj, i njohur edhe si ‘ushtari’ i Nuredin Dumanit, ka rrëfyer pjesën e tij për një dekadë krime të paguara nga organizata­t kriminale. Ngjarja më 5 shkurt 2011 te “Siri Kodra”. Sulmi sapo tropojani i proceduar më parë, mbylli lokalin dhe po ikte në banesë. Hoxhaj: Ishte me një grua në makinë, ndaj nuk qëllova më, në TV pashë se ishte plagosur! Uzuni ishte kanosur dhe ofenduar nga Gjeloshi, pse i rrahu një mikun e tij. Mora 10 mln lekë kapar

Një peshë të madhe rrëfimesh si i penduar në dosjen e koduar “Plumbi i artë”, ka edhe i arrestuari Henrik Hoxhaj, i cilësuar si ‘ushtari’ i Nuredin Dumanit, që ky i fundit, si kreu i grupit të “Sicario”-ve, e përdorte pothuajse në të gjitha krimet e paguara nga kartelet. Hoxhaj ka rrëfyer për prokurorët e SPAK edhe porosinë e Ardian Uzunit, për ekzekutimi­n e Filip Gjeloshit, më 5 shkurt të vitit 2011 në Tiranë, ngjarje që u mbyll vetëm me plagosje. Kur i penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, ka konstatuar se në makinë bashkë me shënjestrë­n, ndodhej edhe një femër, u tërhoq nga atentati ndaj Filip Gjeloshit, tropojani konsiderua­r i forti i Lekbibajt.

“Mbaj mend që ka qenë errësirë. Kisha parkuar afër lokalit që Fili kishte tek rruga “Siri Kodra” dhe po prisja të vinte. Sapo e kam parë të afrohej, kur ai ndaloi në kthesë, kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra, por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin, pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën, kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar. Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati, por nuk jam marrë më me atë punë”, ka thënë Hoxhaj.

Henrik Hoxhaj ka shpjeguar gjithashtu se për atentatin i janë ofruar 50 mijë euro nga Ardian Uzuni, i arrestuar në opeacionin “Plumbi i Artë”, për të hequr qafe Filip Gjeloshin.

“Ardian Uzuni më ka ofruar që për të kryer vrasjen e Filip Gjeloshit do të merrja shumën 50 mijë euro dhe më ka dhënë 10 milionë lekë paradhënie për shpenzimet. Arsyeja se përse donte ta vriste ishte sepse Filip Gjeloshi e kishte kërcënuar dhe ofenduar në telefon Ardianin, pasi ky i fundit i kishte rrahur një njeriun e Filipit”, ka dëshmuar i penduari për detajet.

Filip Gjeloshi mbeti i plagosur brenda makinës së tij, pak çaste pasi kishte mbyllur lokalin në Tiranë dhe bashkë me të ishe edhe një grua. Henrik Hoxhaj qëlloi sapo Gjeloshi kishte ndaluar makinën për të hyrë në banesë. Për këtë ngjarje në atë kohë është marrë në pyetje edhe porositësi i atentatit, Ardian Uzuni, por nuk u gjetën prova për implikimin e tij. Filip Gjeloshaj që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë.

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosuri­t u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade, nga viti 2011 deri në 2022. Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali. Për arsye sigurie masa i është komunikuar veçmas edhe të penduarit tjetër Henrik Hoxhaj, si dhe ish-drejtuesit të policisë Leonard Palushi. Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it u lëshuan 32 urdhër-arreste, për anëtarët e 8 organizata­ve kriminale, pas 6 muajve hetime. Ndaj Dumanit ka të paktën 17 vepra penale të rrëfyera, mes tyre të paktën 12 vrasje në një dekadë.

Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja, Suel Çela dhe Ervis Martinaj.

 ?? ?? Henrik Hoxhaj, Ardian Uzuni dhe Filip Gjeloshi
Henrik Hoxhaj, Ardian Uzuni dhe Filip Gjeloshi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania