Gazeta Dita

“I plagosuri Shkoza më tha nuk jam unë, pasi u sigurova e qëllova dy herë në kokë! Mora pak lekë, se ishte personale e Nuredinit”

-

Ipenduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, ka zbuluar detaje edhe nga vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias në Durrës, në mars të vitit 2020, vetëm pak ditë para shpalljes së karantinës. Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë. Sipas Henrik Hoxhajt, vrasjen do e kryente për pak lekë, pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin, nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit, i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan. Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar një nga shenjestra­t, ka dyshuar nëse kishte vrarë “të duhurin”, sepse ai i kishte thënë “nuk jam unë”. “Unë i thash të mos i jepte gaz, por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thashë që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapur xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë, ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bëri disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se “nuk jam unë”. Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar. Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie, por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe

Eljo e ka djegur në Shkumbin”, mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj. Kujtojmë se atentati i dyfishtë kishte si zanafillë humbjen e një shume të madhe parash që Talo Çela dhe Nuredin Dumani përfituan nga grabitja e bujshme e Rinasit, më 9 prill 2019, e që ia lanë në ruajtje vëllezërve Haxhia. Këta raportuan humbjen e lekëve në servisin ku punonte Shkoza, i cili dyshohej për humbjen e parave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania