Gazeta Dita

“Më pagoi 60 mijë euro për vrasjen e vëllait të Talos, por mu duk hallexhi dhe e shtyva. Nuredini më tha se e bëri vetë!”

-

Për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, Henrik Hoxhaj ka treguar se Nuredin Dumani i ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen, për 60 mijë euro. Fillimisht Henrik Hoxhaj dëshmon se e ka pranuar punën dhe kishte filluar të mblidhte të dhëna për Bujar Çelën, të cilin e ka ndjekur teksa ai punonte si taksist nëpër qytet. Ai shton se personi në fjalë i është dukur hallexhi dhe kështu ai vetë nuk ka qenë i predispozu­ar për ta bërë si punë dhe për këtë arsye e ka shtyrë kryerjen e vrasjes. Pas disa kohësh Nuredin Dumani, dëshmon Henrik Hoxhaj, i ka çuar SMS duke thënë se e bëri atë punën e Çelës. “Në një moment kam dyshuar se Nuredin Dumani ka vrarë Talon, por në televizor kam parë se kishte vrarë Bujar Çelën, që unë nuk e kisha kryer si porosi”, mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj. Megjithatë, Dumani tregoi versionin e tij të ngjarjes. Një gjurmë gishti në kartmonedh­ën me të cilën ai bleu karburant para vrasjes në Elbasan, e tradhtoi Dumanin si autor të atentatit. Krimi ndodhi më 17 shtator të vitit 2020. “Dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do t’i bëj atentat Dine Çamit, por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës, për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit”, ka dëshmuar Nuredini. Pasi dështoi ndjekja e Bujarit te banesa, Nuredini ka treguar se e ka ndjekur ku pinte kafen.

“Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma, por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm, nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault”, ka rrëfyer ai momentin. Dumani tregoi se Alibej i solli paratë dhe të dy ndihmësit e tij morën nga 30 mijë euro për kokë, kurse ai u largua për në Kosovë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania