Gazeta Dita

Si dyshoi Dumani që ishte tradhtuar nga ‘ushtari’ i tij Hoxhaj. Kurthi në atentat ndaj Kilës e bindi të dorëzohej në Polici

-

Nuredin Dumani ka dyshuar se Henrik Hoxhaj e ka tradhtuar dhe për këtë është “bindur” në atentatin e fundit të kryer, ku dhe ka qenë vetë që ka thitrur policinë, duke u dorëzuar pasi ishte i plagosur. Në dëshmi, ‘ushtari’ Hoxhaj ka deklaruar se kishte marrë porosi nga Nuredin Dumani për të vrarë biznesmeni­n e makinave Elton Kila, të njohur si “Oti” në Elbasan, kundrejt shumës 200 mijë euro.

Hoxhaj thekson në dëshmi se kishte shkuar disa herë për të vrarë Kilën, por nuk kishte mundur ta kryente “punën”. I pakënaqur që Hoxhaj nuk po mbaronte punë, Nuredin Dumani vjen vetë nga Kosova për të kryer vrasjen e Kilës.

Hoxhaj thotë në dëshmi para prokurorëv­e se kishte shkuar për ta marrë vetë Nuredin Dumanin në Kukës, me një makinë tip “X3”, që e kishte me qira.

Ai thekson se në kthim nuk janë futur nga pika ku paguhet tarifa e autostradë­s, pasi kishte kamera, por përmes një rruge tjetër.

Më tej, tregon se e ka çuar Nuredin Dumanin në një shtëpi në lagjen “Petro Sota” në Fier, e cila në fakt ishte edhe shtëpia ku Dumani u arrestua, pasi njoftoi vetë policinë.

Hoxhaj tregon se është kujdesur vazhdimish­t për Dumanin teksa rrinte në Fier, duke i çuar ushqime dhe gjithçka i nevojitej atij pasi nuk dilte në qytet.

“Njëherë i çova edhe byrek me spinaq, që e kishte bërë nëna ime”, tregon Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, ai dhe Dumani kishin shkuar të paktën edhe dy herë të tjera në Elbasan për “punën” me Elton Kilën.

Hera e parë sipas tij ishte për vëzhgim dhe për të parë nga do iknin dhe hera e dytë për ta vrarë, por duke mos e gjetur aty nuk kanë kryer dot gjë. Në datë 29 mars, ata shkojnë sërish për të vrarë Kilën, por pasi kanë pritur gjithë ditën nëpër Elbasan, nuk e kanë parë. Në këtë moment kanë vendosur të kthehen në Fieri, por pikërisht atë pasdite Nuredin Dumanit i bëhet atentat.

Është pikërisht ky momenti sipas prokurorëv­e ku Dumani ka filluar të dyshojë se e kishin nxjerrë në pritë, duke dyshuar te Henrik Hoxhaj.

Pasi Dumani dhe Hoxhaj mbërrijnë në Fier, Hoxhaj merr dy mjekë për të mjekuar Dumanin, kurse ky i fundit thur planin për t’u dorëzuar, duke qenë i bindur se tashmë e kishin tradhtuar. Në këtë moment policia shkon në katin e katërt të banesës dhe kryen arrestimin e Dumanit, ushtarit të tij dhe të dashurës kosovare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania