Gazeta Dita

Talo Çela në gjyq si i akuzuar, avokati: S’mori pjesë, se kishte gjurin të dëmtuar!

-

Nis në mungesë procesi ndaj njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për një seri vrasjesh dhe grabitjesh. Seanca shtyhet më 7 qershor, avokati kërkoi kohë për tu përgatitur. Pretendon se ka rezonancën e tij magnetike dhe dokumente të tjera. E kontraktoi vëllai i ndjerë i të shumëkërku­arit. Avokati: Kërkojmë ballafaqim­e, Talo nuk ka qenë i përfshirë. S’e di ku ndodhet, s’kam kontakte me të

Personi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare, Talo Çela, përveç serisë së vrasjeve me pagesë, akuzohet edhe për bashkëpuni­min në grabitjen e bujshme të 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, ku u morën mbi 6 mln euro të bankave të nivelit të dytë. Më 7 qershor 2022 do të mbahet edhe seanca e radhës ndaj Talo Çelës për këtë ngjarje. Avokati i të pandehurit kërkoi kohë nga trupa gjykuese, për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin, i penduari i drejtësisë për këtë dosje dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Sipas avokatit Luan Koçi, Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit, ka qenë në pamundësi të merrte pjesë në atë grabitje të parave të tre bankave, pasi ka pasur gjurin e dëmtuar dhe po përgatitej për ndërhyrje kirurgjika­le. Për këtë gjendje shëndetëso­re, avokati pretendon se ka rezonancë magnetike të gjurit që bëri Talo Çela. Ndër të tjera thotë se nuk ka asnjë kontakt me Talon dhe prokurën e ka marrë nga vëllai i tij, Bujar Çela.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, por nuk kam. Prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij, që aktualisht nuk jeton më. Jam zgjedhur me dëshirën e vëllait të Talo Çelës. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë», tha avokati. Ndër të tjera tha se ka prova që ditën e grabitjes, Talo Çela ka qenë tek berberi. “Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që ka qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. E ka thënë Bengasi. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur atje”, u shpreh avokati.

Në 9 prill 2019 u grabit avioni me para në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si ‹koka› e grabitjes. Me anë të një furgoni me mbishkrimi­n “Hetimi tatimor”, Murataj, bashke me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkohesh­in në avion, 7 thasë me para. Dy vëllezërit nga Elbasani, Klement dhe Eldi Çala, gjithashtu organizato­rë, u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Klement Çala ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-KasharRina­s.

Ndër të tjera, Talo Çela është një ndër të kërkuarit në operacioni­n “Plumbi i artë”, pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia, zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Talo Cela u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania