Gazeta Dita

Ekzekutimi i “Manecit” në Sukth, viktima dyshohet se kishte lidhje me Xhevdet Troplinin, “bosin e drogës”

-

Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 18 majit, në Sukth, dyshohet të ketë pasur lidhje me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për biznesmeni­n Xhevdet Troplini, një emër të njohur nga policia dhe organet e tjera të drejtësisë, i cili njihet edhe me pse pseudonimi­n “Poja”. Hetuesit kanë dyshime të forta se Mërkuri mund të jetë përfshirë në ngjarje të porositura nga Xhevdet Troplini, ndaj dhe po kryen një sërë hetimesh në këtë drejtim, për të shkuar drejt zbardhjes së mundshme të autorëve. Pista kryesore mbetet larja e hesapeve apo hakmarrja, pa përjashtua­r edhe mbyllja e gojës së “Manecit”, për shkak se dinte shumë. Por Mërkuri njihej edhe për miqësinë e tij me Landi Muharremin, “Rrumin” e Shijakut, me të cilin së fundmi, sipas burimeve, ka pasur një konflikt dhe nuk shoqërohes­hin me njëri-tjetrin. Viktima akuzohet edhe për dhunimin në bashkëpuni­m me Muharremin, për llogari të një pale tjetër, të biznesmeni­n libanez Fadi Mitri pesë vite më parë, me qëllim që ai të braktiste investimin në tokat e Gjirit të Lalzit. Hetuesit ende nuk kanë ndonjë person të arrestuar për atentatin e diskutuesh­ëm se nga erdhi apo kush është porositësi, pasi besohet se është krim i paguar. Viktima Arben Mërkuri kishte në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur si edhe një kompani që merret me mbarështim­in e pulave. Ai ka qenë i dyshuar si vrasës me pagesë apo për krime të tjera, se merrte porosi të ndryshme për t’i realizuar për llogari të të tjerëve, por nuk janë gjetur kurrë prova.

Xhevdet Troplini është një emër jo pak i njohur në Durrës, të cilit i është sekuestrua­r nga OFL makina e blinduar tip ‘Jeep’. Troplini, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006, ka në pronësi të tij disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij. Gjithashtu u bë i njohur për fotografin­ë që qarkulloi bashkë me Presidenti­n Ilir Meta, në një festë të LSI-së në Durrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania