Gazeta Dita

“Dumani më tha se duhej të vritej djali i tij mashtrues, por po fshihej në Maqedoni. U paguan 100 mijë euro!”

-

Në janar të këtij viti, biznesmeni Lulzim Masha, njëkohësis­ht administra­tor i shkollës private “Wilson”, i shpëtoi një atentati me pagesë në Tiranë, te “Liqeni i thatë”. Ndaj tij u qëllua disa herë por plumbat nuk e kapën, teksa si autor u kap Skerdi Tasi, që tha se ngatërroi shënjestër. Së fundmi janë zbardhur detaje të reja nga ky atentat, teksa rrëfimet e të penduarve zbuluan se Tasi ishte paguar për krimin, kurse porosia kishte ardhur nga Suel Çela, në arrati. Mësohet se pas tentativës për ta eliminuar fshihen pikërisht dy vrasësit serial Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, të cilët kanë pranuar të rrëfejnë krimet pas arrestimit. Henrik Hoxhaj ka dëshmuar se në janar të vitit 2022 ka qenë pjesëmarrë­s në atentatin e ndodhur ndaj Lulëzim Mashës, i cili udhëtonte me një makinë “Benz ML”, tek diga e Liqenit. Për sulmin kishte

pajtuar Skerdi Tasin, që qëlloi ndaj biznesmeni­t, por nuk e eliminoi dot. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni, “porositësi­t” kanë tentuar të vrasin babanë e tij.

“Nuredin Dumani nga mesi i viti 2021 më ka shkruar dhe më ka ofruar 100 mijë euro nëse kryeja vrasjen e Lulzim Mashës. Unë e kam marrë përsipër për ta kryer bashkë me

Skerdi Tasin këtë vrasje. Pas rreth 8 muajsh, në Janarin e 2022, bashkë me Skerdin jemi nisur për të kryer vrasjen. Të dy kemi qenë në Tiranë dhe unë kam patur një makinë ML gri me qira. E lashë Skerdin tek diga e Liqenit që të priste Lulëzim Mashën. Jemi takuar pas 45 minutash tek furgonat e Fierit ku ai ishte me këmbë, pasi kishte qëlluar ndaj Lulzim Mashës. Ai më tha se i kishte qëlluar, por nuk e kishte vrarë dot dhe ishte larguar në këmbë. Armën më tha se e ka hedhur në liqen. Unë kam pyetur Nuredin Dumanin se pse duhej të vritje Lulzim Masha dhe Dumani më tha se në fakt duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës. Sipas Dumanit ai mashtronte duke u marrë para njerëzve dhe fshihej në Maqedoni. Nuk kam dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi”, mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania