Gazeta Dita

Krim i rëndë në Komisariat­in nr. 3. Kolegu e bullizonte, efektivi i ri e vret me armën e shërbimit, i vihen prangat

-

Një sherr me motive banale që kishte nisur prej kohësh, dyshohet se është bërë shkaku i një ngjarje sa tragjike, aq edhe të papreceden­të mbrëmë në Tiranë. Efektivi i ri i Policisë ekzekuton brenda Komisariat­it Nr.3, në rrugën “Mine Peza”, kolegun e tij me dy dekada karrierë. Ludjan Zaimi, 25-vjeç, sipas të dhënave paraprake, akuzohet se ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithsh­me. Saliasi mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tjerë, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në ambientet e brendshme të komisariat­it, konkretish­t në zyrën e instruktaz­hit, ku bëhet edhe ndarja e turneve, kur mbyllej i dyti dhe niste i treti. Një ngjarje sa e diskutuesh­me, aq edhe me paqartësi, teksa AMP është angazhuar menjëherë duke marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe siguruar dëshmitë e efektivëve prezentë. Në momentin e krimit, dy policët kanë qenë vetëm, teksa sipas deponimit paraprak të Zaimit, viktima e bullizonte prej kohësh, duke e ofenduar dhe sharë, edhe pse e kishte paralajmër­uar disa herë. Mbrëmjen e djeshme nuk e ka duruar dot më ngarkesën psikologji­ke, duke shkuar deri në ekstrem, teksa i ka zbrazur pothuajse karikatori­n e armës. Mësohet se Ludjan Zaimi është ndaluar menjëherë nga kolegët dhe arma u sekuestrua si provë materiale për Prokurorin­ë. Zaimi ka një vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. Në komisariat­in Nr. 3 ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardev­e Profesiona­le dhe nga Departamen­ti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania