Gazeta Dita

Trafiku me viza false në SHBA për 10 mijë euro, 79 vite burgim 16 të pandehurve

-

Mbyllet në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme Antikorrup­sion, një nga proceset më të bujshme, të hetuar bashkë me organet ligjzbatue­se të SHBA-ve, që ka të bëjë me trafikun e qenieve njerëzore në Amerikën e Veriut dhe vizat e falsifikua­ra, kundrejt pagesave që kalonin edhe 10 mijë euro. Gjyqi ndaj grupit të strukturua­r kriminal, ka përfunduar dje me dënimin e 16 personave të pandehur, me një total prej 79 vitesh izolim.

Të akuzuarit kryesorë; Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj, janë dënuar respektivi­sht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë 8 vite Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj 6 vjet e 8 muaj burg. Fatmir (Elvis) Qema, Altin Mema dhe Blerim Coka, u dënuan me nga 8 vite burg, Eduart Haxhiu dhe Azem Tanushi me nga 7 vite e 4 muaj burg, Xhelil Dautaj me 4 vite, Mark Gjinaj (Gjini) me 5 vite izolim, Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga), Klajdi Llikaj, Admir Spahia, Drita Sadrija, Aida Cenaj, Ilir Ferati dhe Juxhin Tirana, u dënuan secili me nga 2 vite e 4 muaj burg.

Sipas SPAK, organizata akuzohet se në bashkëpuni­m dhe me role të ndara, dërgonin ilegalisht qytetarë shqiptarë apo të huaj, me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar,

DËNIMET E DHËNA DJE NGA GJKKO: Bukurije Ahmetaj, 8 vite burg

Elvis Ahmetaj, 6 vite e 8 muaj burg

Fatmir (Elvis) Qema, 8 vite burg

Eduart Haxhiu, 7 vite e 4 muaj burg

Altin Memaj, 8 vite burg

Blerim Coka, 8 vite burg

Azem Tanushi, 7 vite e 4 muaj burg

Xhelil Dautaj, 4 vite burg

Mark Gjinaj (Gjini), 5 vite burg

Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga), 2,4 vite Klajdi Llikaj, 2 vite e 4 muaj burg

Admir Spahia, 2 vite e 4 muaj burg

Drita Sadrija, 2 vite e 4 muaj burg

Aida Cenaj, 2 vite e 4 muaj burg

Ilir Ferati, 2 vite e 4 muaj burg

Juxhin Tirana, 2 vite e 4 muaj burg si dhe vendet e Bashkimit Europian. “Këta persona kanë funksionua­r si një grup i strukturua­r me detyra të përcaktuar­a qartë, ku merreshin me falsifikim­in e letërnjofi­meve, pasaportav­e dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridorev­e, Shqipëri-Gjermani-R. Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-FrancëLond­ër-R.Domenikane-SHBA, por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, do njoftonte pas operacioni­t dy vite më parë Policia e Shtetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania