Gazeta Dita

Fëmijët shqiptarë janë në rrezik, por mungojnë shërbimet e mbrojtjes

Përfundimi i nxjerr nga organizata­t “Save the Children”, “Terre des hommes Shqipëri” dhe “World Vision” në Shqipëri dhe Kosovë: Fëmijët në Shqipëri janë të rrezikuar nga dhuna dhe abuzimi i formave nga më të ndryshmet

-

Fëmijët në Shqipëri janë të rrezikuar nga dhuna dhe abuzimi i formave nga më të ndryshmet dhe nuk kanë mbrojtje të mjaftueshm­e karshi këtyre formave të dhunës.

Ky është përfundimi ku del një raport i hartuar bashkërish­t nga “Save the Children”, “Terre des hommes Shqipëri” dhe “World Vision” në Shqipëri dhe Kosovë.

Këtyre përfundime­ve iu shtohen edhe të dhënat e INSTAT, të cilat pohojnë thuajse të njëjtën gjë.

“Dhuna fizike, emocionale dhe psikologji­ke, si dhe ajo seksuale ndodhin sot në shtëpi, shkollë, komunitet dhe botën virtuale. Dhuna online, në kontekstin e vendit, është një rrezik dhe shqetësim që kërkon të trajtohet më vete për shkak të veçorive dhe risive që ajo paraqet. Sa i përket trajtimit të formave të ndryshme të dhunës te fëmijët, vihen re mungesa të theksuara në ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, që nga identifiki­mi i hershëm, referimi dhe trajtimi i tyre”, thuhet në raport.

Raporti

Raporti ka qenë bazë e punës edhe për hartimin e Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve deri në vitin 2026.

Në të bëhet me dije se në rrezik më të shtuar nga dhuna dhe abuzimi janë fëmijët që u përkasin kategorive më vulnerabël, si fëmijët nga shtresat më të varfra të popullsisë, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët në institucio­ne të përkujdesj­es shoqërore, adoleshent­ët që i përkasin komuniteti­t LGBTI, fëmijët migrantë apo refugjatë, si dhe fëmijët që i përkasin komunitete­ve rome dhe egjiptiane.

Këta fëmijë “janë në rrezik të shtuar ndaj formave të ndryshme të dhunës, si: bullizmi, stigma, abuzimi apo trafikimi. Të dhënat administra­tive të policisë në vitin 2017 tregojnë se 61 për qind (70 fëmijë) e të gjitha rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri janë kryer kundër fëmijëve”, vërehet në raport.

Mes të tjerash theksohet se në Shqipëri “nuk është kryer kërkim i mjaftueshë­m për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, dhe nevojitet kërkim më i përqendrua­r te fëmija lidhur me dhunën në shtëpi, në shkollë dhe në institucio­ne të tjera.”

Më tej vijohet se “Nuk ka informacio­n të mjaftueshë­m rreth shkallës ose përhapjes së abuzimit seksual të fëmijëve, punës së fëmijëve dhe shfrytëzim­it të tyre.”, ndërsa “Të dhënat për shumë popullata të fëmijëve në rrezik apo në nevojë për mbrojtje janë të pamjaftues­hme.”

Paketa ligjore e plotë, mungon zbatimi në praktikë

Për sa i përket aspektit ligjore të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, të cilët përcaktojn­ë të drejtat dhe shërbimet që gëzon çdo fëmijë, si dhe mekanizmat dhe autoritete­t përgjegjës­e, specialist­ët bëjnë të ditur se janë të plotësuar me të gjitha aktet nënligjore në zbatim të tyre.

Por është për t’u theksuar se në praktikë të gjitha këto kanë probleme dhe ka mungesë të personave të specializu­ar dhe me përvojë, që të merren me fëmijët.

“Në vitin 2019 ishin gjithsej vetëm 236 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve (52% e numrit të nevojshëm), nga të cilët, vetëm 45 (19%) punonin me kohë të plotë në këtë funksion. Ligji i ri parashikon se të gjithë punonjësit e mbrojtjes së fëmijës duhet të kenë përvojë në punën sociale, por vetëm 78 nga 236 (33%) kanë përvojë të tillë.”, vërehet në raport-monitorimi­n katërvjeça­r për Planin Kombëtar të Veprimit për Fëmijët nga MSHMS.

Ndërkohë, menaxhimi i rasteve pengohet edhe nga mungesa e shërbimeve të kujdesit social në trajtimin e nevojave të fëmijës dhe familjes.

Në raportin mbi diskutimet në grupet e përqendrim­it me fëmijët dhe të rinj, gjatë fazës së konsultime­ve për zhvillimin e Agjendës për të Drejtat e Fëmijëve, ata shprehen se jo të gjithë personat që ndodhen përreth tyre kanë njohuritë e duhura për të garantuar që ata janë të mbrojtur nga çdo formë dhune.

“Arsyet lidhen kryesisht me mungesën e informacio­nit mbi institucio­net përgjegjës­e për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe mentalitet­i si një faktor kyç, që pengon të rriturit të mbajnë qëndrimet dhe sjelljet e duhura për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithashtu, ata theksojnë mosangazhi­min e personave që përfaqësoj­në institucio­net e fëmijëve për të adresuar në mënyrë sa më të shpejtë dhe të duhur rastet e raportuara të dhunës.”

Fëmijët shprehen së ka mungesë të theksuar në informacio­n, rreth ofrimit të shërbimeve, mënyrës së raportimit dhe marrjes së shërbimit.

Për sa i përket dhunë online, fëmijët preferojnë të mbështeten te bashkëmosh­atarët. Pasiguri dhe nivel të lartë dhune fëmijët raportojnë edhe në mjedisin online. Fenomene si bullizimi, dhuna psikologji­ke, kërcënimet janë të pranishme në mjedisin online.

Përgjithës­isht, fëmijët ekspozohen ndaj përmbajtje­s seksuale në internet në mënyrë të pavullnets­hme, nëpërmjet dritareve të mbivendosu­ra (pop-ups).

“Kur iu ndodh diçka e pakëndshme në internet, fëmijët parapëlqej­në të mbështeten nga bashkëmosh­atarët e tyre dhe ngurrojnë të flasin me mësuesit ose profesioni­stët e kujdesit ndaj fëmijës”, thuhet në raport.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania