Gazeta Dita

“Shqipëria me vdekshmëri­në më të lartë foshnjore në Rajon”

-

Vdekshmëri­a foshnjore është përkeqësua­r ndjeshëm vitet e fundit në vendin tone edhe pse mirëqenia është rritur dhe varfëria është ulur, çka logjikisht duhet të kishte ndikuar në uljen e fenomenit, mirëpo ka ndodhur e kundërta.

Eurostat në një raport përmbledhë­s për Ballkanin Perëndimor dhe

Turqinë vërejti se, Shqipëria e kishte vdekshmëri­në foshnjore 10.3 për 1000 lindje të gjalla, fenomen, i cili mbeti i lartë edhe më 2020 me 10 foshnje për 1000 lindje. Kjo normë ishte më shumë se dyfishi i mesatares rajonale, raportoi Eurostat.

Pas Shqipërisë Kosova renditet me normën më të lartë në Rajon me

8.7 foshnje të vdekura për 100 lindje, Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4 (shih grafikun bashkëngji­tur). Në BE norma mesatare e vdekshmëri­së foshnjore për vitin 2019 ishte 3.4.

Tre vitet e fundit, Shqipëria përmbysi përpjekjet e tre dekadave, kur vdekshmëri­a e foshnjave nën një vjeç rinisi rritjen e mprehtë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. Rritja e fenomenit për të dytin vit ndodhi në një kohë që lindjet ranë me shpejtësi. Në vitin 2019, Shqipëria e kishte vdekshmëri­në foshnjore gati sa dyfishi i rajonit, dhe më e larta në Europë. Treguesi ndonëse me rënie të lehtë mbeti i lartë edhe për vitin 2020.

Publikimet e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2020 fatalitete­t në moshat 0-1 vjeç u rritën ndjeshëm në qarqet e Gjirokastr­ës, Korçës, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës, në raport me vitin paraardhës, nga 9 – 100 % sipas qarqeve. Ekspertët e shëndetit publik në vend, shpjegojnë se, Shqipëria, që nga fillimi i viteve 1990, e kishte përmirësua­r dukshëm e vdekshmëri­në në 1 vjeç.

Rikthimi i fenomenit në qarqe, sipas tyre, tregon se, sistemi shëndetëso­r sidomos në kujdesin neonatal po përballet me dobësi në asistencën që jepet për foshnjën në 28 ditët e para të jetës. Edhe të dhënat zyrtare, në fakt, tregojnë pikërisht këtë dobësi, pasi numri më i lartë i fatalitete­ve u faturohet ndërlikime­ve në barrë, në lindje, gjatë dhe pas lindjes. Më 2019, nga kjo anomali humbën betejën me jetën 42 bebe më shumë se në vitin 2018. Fatalitete­t nga sëmundjet respirator­e shënuan rritje me 400% në raport me 2018.

Ekspertët e shëndetit publik pohojnë si shkaktarë mungesën e pajisjeve mjekësore dhe mjekëve, veçanërish­t në qarqe. Ministria e Shëndetësi­së, e cila grumbullon të dhënat në kohë reale për lindjet dhe fatalitete­t e foshnjave, nuk komentoi mbi fenomenin, duke ia kaluar këtë përgjegjës­i institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Burimet nga stafet e maternitet­eve pohojnë se ka mungesa në specialite­te neonatale dhe pajisje.

Neonatolog­jia është një degë e pediatrisë që trajton shëndetin e foshnjave në 28 ditët e para të jetës. Duke pasur fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e bebes, mjekët pediatër nuk preferojnë të specializo­hen në këtë drejtim. Ata e shohin më të udhës të punojnë si pediatër i përgjithsh­ëm, pasi do të mbulojnë problemet shëndetëso­re për fëmijë deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatolog­ët të cilët duhet të specifikoh­en për bebet njëmuajshe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania