Gazeta Dita

“Kënaqësi që jemi pjesë e këtij organizimi”, flasin vullnetarë­t e finales së UECL

-

“Është hera ime e parë që aktivizohe­m si vullnetar në një event kaq madhështor, jo vetëm për mua, por për të gjithë Tiranën. Dhe mund të them që deri tani, është një nga eksperienc­at më të bukura.

Federata Shqiptare e Futbollit ka siguruar pjesëmarrj­en e 400 vullnetarë­ve për finalen e Conference League që do të luhet mes Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Vullnetarë­t të cilët do të kenë detyra të ndryshme në këtë event, që nga akreditimi, siguria, ceremonia e ndeshjes, venue logistic etj. janë pozicionua­r tashmë në vendet e tyre, teksa që prej ditës së diel kanë nisur trajnimet intensive me stafin e trajnuar nga FSHF dhe vetë trajnues të UEFA-s. Dy prej vullnetarë­ve në këtë finale, Bjorni Lila dhe Fatjon Hoxha, të cilët angazhohen për herë të parë në një punë vullnetare tregojnë për fshf.org eksperienc­ën e tyre deri më tani. Për Bjorni Lilën, kjo është një eksperienc­ë mjaft e mirë, duke vlerësuar edhe natyrën e kompeticio­nit, teksa thekson se merr kënaqësi nga kjo punë.

“Kjo është një eksperienc­ë shumë e mirë dhe e rëndësishm­e për mua, pasi është një kompeticio­n shumë i madh dhe është hera e parë që zhvillohet në Tiranë. Përgatitje­t i kemi nisur që ditën e diel, me datë 15. Është një organizim super i madh. Kanë ardhur të gjithë zyrtarët e UEFA-s, nga vende të ndryshme të botës një shumëllojs­hmëri kulturash. Kjo është hera ime e parë që bëj një punë vullnetare dhe është kënaqësi që marr pjesë në këtë event kaq të madh. Trajnimet janë intensive, pasi vijmë në orën 9 dhe mund të largohemi deri në orën 7 të pasdites, por nuk e ndjen shumë lodhjen, pasi është kënaqësi që merr pjesë për UEFA-n”, thotë Lila.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania