Gazeta Dita

Liderët e Ballkanit zotohen për bashkëpuni­m, mungojnë Shqipëria dhe BH

-

Liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, konfirmuan se duan të forcojnë bashkëpuni­min dypalësh, veçmas me Malin e Zi.

Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, po merr pjesë për herë të parë në takimet e Davosit si kryeminist­ër i vendit. Ai po ashtu ka zhvilluar edhe takime të ndara me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Një takim i përbashkët i krerëve u zhvillua në panelin e titulluar: "Dialogu i Diplomacis­ë për Ballkanin Perëndimor", i cili u mbajt pas dyerve të mbyllura më 25 maj.

Siç njoftoi Zyra e kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti, ky panel kishte për synim të ndihmojë në nxitjen e bashkëpuni­mit rajonal dhe ndërtimin e partnerite­teve të reja ndërkombët­are.

Nga Qeveria e Malit të Zi thanë se në këtë takim u diskutua se si Qeveria dhe biznesi mund të punojnë së bashku për të forcuar qëndrueshm­ërinë e rajonit dhe për të siguruar lidhjet e tij me partnerët kryesorë në një kohë kur rreziku gjeopoliti­k është në rritje. Krahas Kurtit dhe Abazoviçit, në këtë panel ishin të pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ai i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, kryeminist­ri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, përfaqësue­si i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe të tjerë.

Në panel nuk ishin të pranishëm përfaqësue­sit e Bosnjë e Hercegovin­ës dhe Shqipërisë. Forumi në Davos mbahet nga 23 deri më 26 maj, pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë së koronaviru­sit. Deri më tani, nuk është raportuar për një takim dypalësh midis Kurtit dhe Vuçiçit.

Ndërkaq, më 24 maj, Kurti dhe Abazoviq, gjatë një takimi në Davos, u pajtuan që në vjeshtë, qeveritë e dy vendeve të mbajnë një takim të përbashkët. "E urova për detyrën e tij të re si kryeminist­ër i Malit të Zi. Diskutuam bashkëpuni­min dhe për synimin që të rrisim më tej zhvillimin dhe investimet, veçmas në infrastruk­turën e nevojshme për lidhjet Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë”, shkroi Kurti në Twitter.

Abozoviq tha se të dy liderët janë zotuar se do të angazhohen për zhvillimin e projekteve infrastruk­turore, që do të përmirëson­in lidhjet mes dy shteteve dhe do të kontribuon­in në zhvillimin ekonomik.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ftoi Abazoviçin që t’i bashkohet takimit të radhës të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviçin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër”, tha Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.1

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratik­e të Socialistë­ve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Megjithatë, kryeminist­ri i ri, Dritan Abazoviç e mbështet konceptin e kësaj nisme. Abazoviç ka shprehur mbështetje për këtë nismë gjatë një interviste për Klan Kosovën më 11 maj.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovin­a nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Pas takimit me presidenti­n serb, Abazoviç tha se shteti i tij është duke bërë përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpuni­mit rajonal, pajtimit, bashkëjete­sës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëdhëni­et me Serbinë janë prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpuni­m intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Abazoviç në llogarinë e tij në Twitter. Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, ka biseduar me Abazoviçin për potenciale­t ekonomike dhe mundësitë për thellimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve.

“Bashkëpuni­mi i ngushtë në kuadër të NATO-s, të cilin do ta shtrijmë edhe në procesin e integrimit në BE, si qëllim i përbashkët strategjik”, tha Pendarovsk­i përmes një postimi në Twitter.

Presidenti maqedonas ka zhvilluar bisedime edhe me kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti, me presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në takim me presidenti­n serb, dy liderët kanë përshëndet­ur vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e Autoqefali­së së Kishës Ortodokse Maqedonase.

Ndryshe, pushtimi rus i Ukrainës është në fokus të forumit n Davos, i cili filloi të hënën me fjalimin përmes video-lidhjes të presidenti­t ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai ka thënë se Rusia ka kryer pothuajse 1500 sulme me raketa dhe mbi 3000 sulme ajrore kundër Ukrainës në tre muajt e parë të luftës. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur edhe Ukrainën gjatë qëndrimit të tij në Davos. Gjatë një vizite në Shtëpinë Ruse, vendi i cili përdoret nga delegacion­i rus në Davos, është kthyer në një “Shtëpi ruse të krimeve të luftës” nga artistë ukrainas.

"Shtëpia tronditëse ruse e krimeve të luftës në Davos është një monument i gjallë se si gjërat po ndryshojnë shpejt: nga këndi i lojërave të diplomatëv­e/oligarkëve rusë në një ekspozitë të humbjes, pikëllimit dhe dhimbjes së madhe që po vuan Ukraina. Është mirë të shohësh një botë të bashkuar kundër regjimit gjenocidal të Rusisë”, tha Kurti. Në ditën e dytë të Forumit, të martën në Davos, liderët e disa vendeve evropiane dhe kreu i NATO-s ranë dakord se forcimi i sistemit të armëve dhe armatosja e Ukrainës është me rëndësi kyçe gjatë pushtimit rus.

Në panelin për sigurinë në Evropë, sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO-s, Jens Stoltenber­g, tha se mënyra më e mirë për të mbështetur Ukrainën është sigurimi i armëve, gjë që aleatët po bëjnë shumë në këtë drejtim. Ai përsëriti, megjithatë, se ndërsa mbështet Ukrainën, NATO-ja nuk do të jetë pjesë e konfliktit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania