Gazeta Dita

PS shtyn deri më 31 Maj afatin për 61 kryetarët e partisë në vend

-

Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimev­e për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot dhe marrë në konsiderat­ë interesin e lartë për pjesëmarrj­e në këtë proces, Sekretaria­ti Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve.

“Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administru­ar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidi­m dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsiderat­ë interesi i lartë për pjesëmarrj­e në këtë proces, Sekretaria­ti Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimev­e deri në datën 31 Maj”, thuhet në njoftim e Partisë Socialiste.

PS bën me dije se kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administri­min e kandidatur­ave të reja, por edhe plotësimin e dokumentac­ionit të nevojshëm nga kandidatur­at e deritanish­me.

“Çdo kandidatur­ë duhet të ketë si dokumentac­ion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklari­mit për garantimin e integritet­in ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohe­t para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikoh­en për fazën finale të garës”, theksohet në njoftim.

Procesi i propozimit të kandidatur­ave për kryetar të partisë së bashkisë është i hapur dhe në të marrin pjesë të gjithë strukturat e partisë së bashkisë, drejtuesi politik i qarkut, deputetët e asaj bashkie, forumet apo çdo anëtar i spikatur i PS në bashki.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania