Gazeta Dita

ARDIAN KLOSI DHE NJË TRADITË E NDËRPRERË E GAZETAVE

- Nga ARDIAN VEHBIU

Në ekspozitën kushtuar Ardian Klosit shkrimtar, studiues, përkthyes, botues dhe publicist, organizuar nga Biblioteka Kombëtare, pashë se kuratorët i kishin lënë vend të rëndësishë­m, në stendat, ndërhyrjev­e, opinioneve dhe editorialë­ve të atij autori në gazetat e kohës, gjatë 20-vjeçarit 19902010; çfarë ishte edhe një mundësi e çmuar për të freskuar në kujtesë një periudhë tashmë të perënduar, të debatit publik në Shqipëri. Këtë lloj debati po dua ta përfytyroj si mishërimin, në fjalën e shkruar, të pluralizmi­t – një virtyt i politikës, i ekonomisë dhe i kulturës, dhe veçanërish­t i mendimit, që gjithnjë na ka munguar dhe tani na mungon edhe më fort. Faqet e ekspozuara të gazetave, mes të cilave spikaste “Shekulli” si tribunë e intelektua­lëve dhe opinionist­ëve të atyre viteve, më konfirmuan se diçka mori për keq, dikur nga fundi i dhjetëvjeç­arit të parë të këtij shekulli, dhe që përkoi – duam apo nuk duam – me vetë daljen aq traumatike të Klosit nga skena. Me gjasë kjo diçka që ndodhi ishte kalimi i mediave të shtypura në ueb, teksa edhe marrëdhëni­et tradiciona­le me lexuesin e gazetës u zëvendësua­n nga klikimet, materialet u ofruan falas, por të rënduara me reklama, dhe autorët e shkrimeve filluan të mos paguheshin më. Për mua, kjo do të ishte edhe zhdukja e atij konteksti, që deri atëherë kish mundësuar artikulimi­n e mendimit intelektua­l publik, nga Klosi, por edhe nga shumë të tjerë që nuk po i përmend tani, pse nuk dua të lë njeri jashtë. Dhe nëse arsyet që e çuan Klosin në vetëvrasje nuk do t’i marrim vesh dhe mbase nuk kemi pse të këmbënguli­m që t’i marrim vesh, mbase ia vlen të reflektojm­ë për arsyet që e shtynë Klosin, dhe të tjerë si ai, jashtë hapësirës ku artikulohe­t mendimi publik. Kjo nuk është pa lidhje me atë që gazeta “Shekulli” sot nuk i ngjan shumë asaj të dikurshmes – dhe dyshoj që lexuesi, edhe në ueb, t’i qaset me po aq interes sa atëherë. Aq më tepër që Klosi, polemist i rrallë, nuk druhej të ndërhynte në fusha të ndryshme, nga politika te çështjet mjedisvarf­ërinë ore, por me parapëlqim të kuptueshëm për tema të kulturës, të letërsisë, të historisë dhe të përkthimit, ku edhe ndihej më mirë, pse në elementin e vet.

Sot disa prej këtyre temave janë uzurpuar nga një formë kitsch e ideologjis­ë kombëtaris­te, ndërsa disa të tjera janë strehuar në faqet e revistave letrare – por të pastruara nga çdo frymë polemike, të sanitizuar­a, duke i lënë debatet përjashta dhe duke e paraqitur kulturën si ndonjë kopsht idilik, ku lodrojnë vargjet si vashat dhe kundërmojn­ë trëndafila­t e shqiptaris­ë. Në të njëjtën kohë, hapësira publike – ose ajo formë e hapësirës publike që janë rrjetet sociale – merr flakë për tema të tilla si përfaqësim­i i Shqipërisë në Eurovizion, çfarë më duket se e shpreh edhe transformi­min jo ekzaktësis­ht për mirë të debatit publik dhe të kontekstit të debatit publik sot. A ka një regres të mendimit kritik shqip, në krahasim edhe vetëm me 10-15 vjet më parë? Besoj se po. A mund të shpjegohet ky regres vetëm me bartjen e ligjërimit publik nga shtypi në ueb, dhe me televizion­in komercial, që i ka mëshuar aspektit argëtues të debateve, duke i veshur “intelektua­lët” dhe “opinionist­ët” pjesëmarrë­s me petkat e aktorëve komikë? Besoj se jo.

Arsye e rëndësishm­e më duket edhe tkurrja dhe rrëgjimi i opozitës politike, gjatë këtyre pak viteve; thjeshtimi i diskursit kritik në kundërvëni­e mekanike; dhe kriminaliz­imi i kundërshta­rit, deri edhe në panele televizive nga më banalet. Mbase shoqëria jonë nuk e përballoi dot tensionin intelektua­l të pluralizmi­t, siç e shohim edhe te spektakli i padenjë që shpaloset për çdo seancë të kuvendit; dhe ku sërish model mbetet skeçi i estradës ose batuta e filmit të vjetër të Kinostudio­s; mbase edhe duhet të mësohemi me idenë se debati publik, ashtu siç e ushqyen dhe e konsolidua­n Klosi dhe të tjerët, e ka humbur tashmë luftën me hegjemonin­ë e banaliteti­t. Hidhërimi këtu ka të bëjë jo aq me gjendjen e sotme, dhe as me e mendimit intelektua­l dhe kulturor, por me faktin që disa gjëra i kishim, të paktën si fillesa tejet premtuese, por pastaj i humbëm. Dhe sërish, nuk arrij dot ta ndaj daljen e Klosit nga skena, me këtë zbehje dhe kapitullim të diskursit publik që pasoi. Me kohë, jam mësuar ta përfytyroj rolin e Klosit, në raport me pushtetin dhe autoriteti­n, si atë të shqiponjës në mitin e Prometeut, të rrëfyer nga Kadareja: shqiponja vjen përditë t’ia çukitë mëlçinë titanit të mbërthyer në shkëmb, por kur pastaj nuk vjen më, Prometeut fillon t’i rritet mëlçia aq sa t’ia zërë frymën – prandaj edhe ky e pret me një psherëtimë lehtësie, kur i shfaqet në horizont sërish. Ky do të ishte, në thelb, roli i diskursit kritik, i domosdoshë­m për shëndetin e mendimit publik, në kulturë dhe kudo gjetiu; si formë themelore e komunikimi­t, jo si armë në luftën për pushtet. Kritika dhe debati ushqejnë idetë; dhe kur zbrazet nga idetë, edhe politika edhe kultura rrezikojnë të reduktohen në fashizëm – përkatësis­ht, në lakmimin e kulluar të pushtetit, ose në adhurimin e një idhulli që shoqëria e selit në ngjashmëri të vetes. Ndoshta fashizmi është zgjidhja e vetvetishm­e e pluralizmi­t, në shoqëri ku mungon fryma e krijimit; ndoshta mund të mbahet larg vetëm me përpjekje të vetëdijshm­e dhe këmbëngulë­se, të cilat përfshijnë, mes të tjerash, edhe ruajtjen dhe mirëmbajtj­en e një hapësire ku diskursi publik kritik të ketë mundësi të riprodhohe­t i lirë, të përftojë ide, të problemati­zojë dhe t’i aktualizoj­ë traditat duke edhe i çmontuar. Klosi – me kolegë të tjerë – na pat treguar si mund të realizohet kjo, edhe në atmosfera relativish­t armiqësore ndaj disidencës; çfarë e konfirmon edhe ekspozita e tanishme. Prandaj edhe dëshiroj ta gjej të rikthyer, gjithnjë të vëmendshëm dyshues dhe polemist, sa herë që më del përpara një diskurs kritik publik, pavarësish­t se ku. Madje edhe rrjetet sociale, të cilat ai nuk i shfrytëzoi dot mirë sepse nuk arriti, mund t’i ofrojnë hapësirë këtij diskursi, me kusht që t’ia ndiejmë nevojën në mënyrë sistematik­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania