Gazeta Dita

Po hynte në Shqipëri, rikthehet në qeli Ballist Morina, i kanë mbetur mbi 5 muaj burgim

-

Policia konfirmoi se prangosi të kërkuarin për “armëmbajtj­e pa leje”. Rezidenti në Itali, i njohur edhe si Ismail Morina, u bë protagonis­t një dekadë më parë me ngritjen e flamurit etnik në mes të stadiumit të Beogradit. Gjykata e Durrësit e kishte dënuar në mungesë, pasi u lirua para kohe në gjendje të lirë, në pritje të verdiktit, s’u kthye më në vend. Arrestimi para finales Feynord-Roma, a po përgatiste ‘surprizë tjetër’ në “Air Albania”? Berisha kërkon lirimin e menjëhersh­ëm, Morina: Me urdhër nga Beogradi!

Rikthehet në qelitë e burgut Ballist Morina, i njohur edhe si Ismail Morina, nga Kukësi, prej vitesh rezident në Itali. Ai mbahet mend për flamurin e Shqipërisë së Madhe që ngriti në mes të stadiumit të Beogradit rreth një dekadë më parë, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e vlefshme për Europianin 2016. Fansi i Kombëtares është arrestuar paraditen e djeshme në Kukës, në prag të finales së Conference League, Roma-Feynord, por nuk dihet nëse kishte ardhur përsëri me ‘mision’ për të ngritur dronin në stadium me ndonjë parullë ‘pro italiane’ këtë herë apo nacionalis­te. Burime zyrtare e konfirmuan ndalimin e Morinës, duke shpjeguar se ndaj tij kishte në fuqi një urdhër-arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtj­e pa leje, që i kanë mbetur dhe duhet ta shlyejë.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionev­e”. Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lajmi për arrestimin e tij filloi të qarkullont­e teksa faqja e zyrtare e Ismail Morinës në “Facebook” kishte shpërndarë njoftimin për ndalimin e tij. Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, është arrestuar nga policia e Kukësit teksa po vinte nga Kosova dhe iu dorëzua bluve të qytetit bregdetar për të ekzekutuar dosjen proceduria­le. Kjo e fundit do vendosë nëse ai do qëndrojë në paraburgim për shlyerjen e dënimit, apo do të dërgohet në burgjet e sigurisë së zakonshme në vend dhe këtë e vendos Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve.

Akuza që rëndon ndaj Morinës është ajo e armbajties për të cilën ai është arrestuar në durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muaj në gjëndje të lirë. Për arrestimin e tij ai ka reaguar edhe në profilin e tij të “Facebook”, ndërsa paraprakis­ht bëhet me dije se ky arrest nuk lidhet me ndeshjen e stome Roma-Feyenoord, sepse nuk ka prova të dukshme se po përgatitej për ndonjë ‘surprizë’ të re në stadium.

Kujtojmë se Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave. Beogradi lëshoi urdhër-arresti ndërkombët­ar ndaj tij dhe Italia e ndaloi vite më parë duke e proceduar dhe më pas liruar. Më tej u kap në Shqipëri me armë pa leje dhe disa bileta ndeshjeje që u dyshuan të falsifikua­ra, teksa u procedua penalisht, fillimisht me “arrest në burg” dhe më pas i liruar. Gjykata e dënoi në mungesë, duke e shpallur fajtor dhe me formë të prerë e dënoi mbi dy vite izolim, nga të cilat vuajti pjesën më të madhe dhe tashmë i kanë mbetur pak më shumë se 5 muaj të tjerë. Mirëpo kur u dha vendimi i formës së prerë, Morina ishte në gjendje të lirë, ndaj u rishpall në kërkim.

Arrestimi i Morinës është ‘trumbetuar’ edhe nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha, që fajësoi qeverinë “Rama” dhe bëri thirrje për lirimin e tij. Kurse vetë Morina në faqen e tij e cilësoi si një veprim “me urdhër nga Beogradi!”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania