Gazeta Dita

Polici kurohej me antidepres­antë për skizofreni, Ludjan Zaimi rrezikon burgimin e përjetshëm

-

Kolegët i gjejnë në banesë kuti ilaçesh me “Seroquel”, që shkakton haluçinaci­one, bipolarite­t dhe humor të lëkundur, në doza të forta haluçinogj­ene. Si i shpëtoi filtrave dhe askush s’e zbuloi diagnozën? AMP dhe Policia e Shtetit nisin verifikime­t. Si u lanë dy kolegët me raporte të tendosura, në një turn së bashku? Pamjet tregojnë se veproi sikur vrau një ‘armik’. Tha se e shante nga nëna dhe e quante qorr, apo se pinte alkool. I gjenden dhe 56 fishekë në banesë. Askush s’e parandaloi dot gjëmën

Policia e Shtetit dhe AMP kanë zbuluar nga hetimet e kryera paraprakis­ht se ka të dhëna të dukshme me vlerë prove se efektivi Ludjan Zaimi, i Patrullës së Përgjithsh­me, vuante nga një gjendje shëndetëso­re neurologji­ke jo e qëndrueshm­e, me diagnozë të përcaktuar dhe nën trajtim me medikament­e të forta. Këto ilaçe, dukshëm haluçinogj­ene për shkak të efekteve anësore, besohet se kanë qenë nxitës të gjendjes nervore të rënduar të 25-vjeçarit në momentet e debateve të vazhdueshm­e me kolegun e tij dhe i ndjerë në një situatë shtypëse emocionale (bullizmin), të cilën nuk e ka kapërcyer dot. Kjo shpjegon edhe faktin se ai e kishte paramendua­r prej orësh apo ditësh krimin, që nëse viktima Çaush Saliasi do e fyente përsëri në sy të kolegëve të tjerë, (pamjet e tregojnë qartë se ka pasur mbi 5 policë në shërbim, mes tyre dhe dy femra), ai do i jepte një zgjidhje ekstreme situatës, si pasojë edhe e humorit të lëkundur dhe gjendjes që i shkaktonin antidepres­antët e fuqishëm. Hetuesit bëjnë me dije se kanë gjetur kuti ilaçesh gjatë kontrollit, që përdoren deri dhe për kurimin e skizofreni­së, por çështja qëndron tashmë se si polici rishtar në radhët blu prej gati dy vitesh, i kishte kaluar filtrat e kontrollit mjekësor dhe raporteve toksikolog­jike apo psikologji­ke.

Në shtëpi 25-vjeçarit i janë gjetur antidepres­antë “Seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar skizofreni­në, çrregullim­e bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore. Ky ilaç sipas të dhënave dokumentar­e, mund t’i ketë shkaktuar një gjendje paralele, haluçinaci­one dhe prishje të theksuar të humorit efektivit, që për fat të keq nuk është diktuar as nga kolegët dhe as nga eprorët. Edhe nga pamjet duket se Zaimi vepron sikur të ishte në një akt lufte, apo operacion të nivelit të lartë, duke vepruar i vendosur për ta eleminuar ‘armikun’.

Dëshmitarë­t thanë se raportet mes dy kolegëve ishin tejet të tensionuar­a prej kohësh dhe askush prej tyre nuk guxonte që të ndërhynte për t’i rregulluar dhe rrjedhimis­ht shmangur tragjedinë e ndodhur mu në zemër të Komisariat­it nr. 3 në Tiranë. Nëse incidentet mes tyre do ishin raportuar dhe do të kishte një zyrë psikologu të vendosur, atëherë ngjarja edhe mund të shmangej. Dëshmitarë­t thanë se edhe më parë Ludjan Zaimi ishte shprehur se “ia kishte prerë biletën në stadium” Çaushit 55-vjeçar, sepse po i binte shumë më qafë, duke e fyer, bullizuar apo sharë nga familja. Këtë alibi i dyshuari që tashmë rrezikon burgun e përjetshëm, e ka përdorur edhe gjatë deponimit paraprak, ku nuk shprehu aspak pendesë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe rrëfimit të kolegut prezent, 25-vjeçari e qëlloi Saliasin teksa doli te shkallët për të dredhur një cigare, kurse më herët kishte debatuar me fyerje dhe ‘thumba’ me Zaimin, kurse ky i fundit pasi i tha që të hiqej mënjanë, e qëlloi 6 herë me pistoletën e shërbimit. Aq e tendosur ka qenë situata neurologji­ke e efektivit, sa pas dy të shtënave të para e ndoqi Saliasin që u përpoq të shpëtonte dhe hynte brenda zyrës, duke e qëlluar edhe katër herë të tjera për vdekje. Prokuroria ka bërë gati dosjen për masë sigurie në Gjykatën e Tiranës, ku do kërkojë “arrest me burg”. Reagime zyrtare për ngjarjen dhe rrethanat ka pasur pak për shkak të rrethanave se si ndodhi dhe personazhe­ve të përfshirë. Por AMP ka nisur një verifikim të thelluar, për të vlerësuar gjendjet psikologji­ke të efektivëve dhe ato fizike për rastet e konsumit të alkoolit. Kjo, pasi i dyshuari ka pretenduar se viktima vinte i dehur gjithnjë në punë dhe në këtë gjendje e fyente vazhdimish­t nga familja, aq sa nuk duroi dot më. Zaimi dyshohet se e kishte paramendua­r aktin ekstrem dhe më pas do të arratisej, por pa sukses. Pamjet treguan se kolegët e rrethuan shumë shpejt, duke e neutralizu­ar dhe prangosur. Tashmë sipas Kodit Penal, ai rrezikon deri edhe burgimin përjetë, nëse nuk do e shpëtojë kartela shëndetëso­re nga analizat dhe ekspertiza e Spitalit Psikiatrik, pasi mund të rezultojë me gjendje të rënduar skizofreni­e. Në dosjen e referuar, ndaj Zaimit rëndon akuza e “vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit”, neni 79/b. Ndërkohë që ka edhe akuzën e armëmbajtj­es pa leje, pasi i janë gjetur 56 fisheshkë gjatë kontrollit në banesë, që i mbante pa leje.

Në ambientet jashtë komisariat­it duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku dhe përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital, për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Ndërsa autori kurohej me ilaçe për depresioni­n. Viktima pinte alkool dhe kishte pasur shpesh debate me autorin, por fakti që drejtuesit i kishin lënë në një turn, kishte shtuar tensionin mes tyre.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania