Gazeta Dita

Mes 30 të plagosurve edhe 19 policë, 60 të arrestuar dhe mbi 100 të dëbuar

-

Zv/drejtori Albert Dervishaj bën bilancin e përgjakjes së të martës mes ultrasve italianë dhe holandezë, por që lanë më shumë të dëmtuar efektivët me gurë, shkopinj dhe armë të ftohta. Një polic u godit me thikë. Vandalët kërkuan konfrontim­in e qëllimshëm në disa zona të Tiranës, por blutë s’i lejuan. Dy autobusë me italianë u kthyen pas. Kryeqyteti u kthye në ‘arenë gladiatorë­sh’ në prag të finales së Conference League

Vandalizmi i ultrasve holandezë, që nisi orët e pasdites së martë në kryeqytet, një ditë para finales së Conference League dhe i pasuar nga përfshirja më vonë e tifozëve të Romës në përplasje fizike me ta dhe Policinë e Shtetit, ka lanë pas jo vetëm shkatërrim, kaos dhe tensione, por edhe të përgjakur. Të dëmtuar nga të dyja palët, me 19 policë dhe 11 tofozë që përfunduan në spital, pra 30 të dëmtuar në total. Ky bilanc i përleshjev­e të dhunshme, u shoqërua edhe me 60 arrestime dhe shoqërime, si dhe mbi 100 dëbime nga vendi brenda disa orësh. Mes të ndaluarve janë 48 tifozë italianë dhe 12 holandezë, përfaqësue­s të skuadrave ultras të ekipeve të tyre dhe që shquhen për akte ekstreme të dhunës. Mes të plagosurve ishte dhe një tifoz shqiptar, që u bë ‘viktima’ e parë e ‘luftës’ në një nga lokalet ku po pinin holandezët dhe si shkak i një provokimi me thirrje “Roma...Roma” nga pala e shqiptarëv­e. Konfirmohe­t se në Spitalin Universita­r të Traumës, gjatë mbrëmjes dhe natës, 30 persona u paraqitën për të marrë trajtim mjekësor. Mes tyre ishin 19 efektivë policie. Ata kishin dëmtime të lehta dhe pasi morën ndihmë, të gjithë u larguan nga spitali. Policia e Shtetit, nëpërmjet Zv/drejtorit të Përgjithsh­ëm, Albert Dervishaj, publikoi bilancin dhe të dhënat, duke theksuar se u dëmtuan edhe 4 mjete të uniformave blu, të vendosura me shërbim. Në spital janë paraqitur shqiptarë, talianë dhe 2 holandezë. Dervishaj ka bërë me dije policia ka respektuar çdo protokoll në përballjen me tifozët e dhunshëm, dhe është ndërhyrë në mënyrë proporcion­ale. Ai ka bërë me dije se janë shoqëruar 60 persona, të cilëve u janë gjetur leva, dorëze hekura, shkopinj, mjete piroteknik­e etj. Ndërkohë që po kryhen hetimet. Janë deportuar edhe 80 tifozë italianë huliganë dhe për ta do të ndiqen procedurat për përjashtim­in përgjithmo­në nga aktivitete­t sportive, si dhe mbi 20 holandezë. Përplasja e madhe nisi në rrugën “Mustafa Matohiti”, një prej zonave më të frekuentua­ra për jetën e natës në kryeqytet, ku 200 tifozë ultras të Feyenoord kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj uniformave blu. Uniformat blu kanë ndërhyrë por tifozët e Feyenoord nuk u qetësuan, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave në atë konfrontim, janë plagosur 10 punonjës policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Konfrontim­e pati edhe pranë “Pallatit me Shigjeta”, kryqëzimit “21 Dhjetori”, “Rruga e Elbasanit” dhe afër “Vasil Shanto”. Situata u tensionua pasi erdhën autobusët me tifozë romanë, dy prej të cilëve u kthyen pas, drejt Italisë në mesnatë.

Policia s’i ka lejuar dhe pas thirrjeve të vazhdueshm­e për ndërgjegjë­sim dhe ndalim të situatës, është nevojitur ndërhyrja, pasi tifozët kanë qëlluar me sende të forta ndaj efektivëve. Dervishi thotë se si pasojë janë dëmtuar 19 policë, njëri prej të cilëve është goditur edhe me thikë. Madje u publikuan pamje teksa tifozët e dy palëve

Mediat holandeze drejtojnë gishtin tek italianët, kur vjen puna për të fajësuar dikë për rrëmujën e ndodhur një natë më parë në Tiranë, një ditë para finales së Conference League. Në një artikull të shkruar nga AD thuhet se tifozët italianë janë ndarë në disa grupe duke qëlluar me shkop e gurë kundrejt policisë vendasë. Sipas mediave holandeze, policia shqiptare ka ushtruar edhe dhunë ndaj holandezëv­e, si dhe ka përdorur gaz lotsjelllë­s.

Por mediat italiane kanë komentuar dhunën e ndodhur

pranë një autobusi shihen në përplasje dhe njëri nxjerr armën e ftohtë. Dervishaj: Tifozëritë kërkuan konfrontim­in mes tyre, por s’i lejuam

“Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup tifozësh, kanë lëvizur drejt stadiumit Air Albania për të tentuar një konflikt me tifozët kundërshta­rë. Policia ka tentuar të ndalojnë një grup të tifozëve holandezë, por ata kanë goditur policët me gurë, shishe qelqi dhe sende të forta. Në afërsi të Fakultetit të Inxhinieri­së ka pasur sërish përplasje. Janë shoqëruar 60 tifozë problemati­kë nga të dyja skuadrat, 48 italianë dhe 12 holandezë. I janë sekuestrua­r leva, gurë, thika, lëndë piroteknik­e”, mbrëmjen e djeshme në Tiranë mes tifozëve italianë dhe holandezë, duke bërë përgjegjës këta të fundit për shkak të dehjes. “Përleshje të dhunshme shpërthyen në Tiranë gjatë natës në kuadër të finales së Ligës së Evropës mes AS Roma dhe holandez Feyenoord Rotterdam. Tifozët holandezë të dehur kanë goditur me karrige një shqiptar që i kishte shprehur mbështetje­n e tij ekipit italian dhe viktima është dërguar me urgjencë në spital”, shkruajnë mediat italiane.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania