Gazeta Dita

Rama medalje komandanti­t të NATO-s: Shqiptarët janë pro amerikanë

-

Kryeminist­ri Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohje­s Publike”, Komandanti­t të Komandës Operaciona­le të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në Kryeminist­ri, shefi i qeverisë tha evropianët kanë kureshje për lidhjen e ngushtë të shqiptarëv­e me SHBA-në.

“Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë kaq pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjariz­uar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj.

Ne jemi gjithçka, por jo budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjese tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhëni­e, që këtë vit shënon 100 vje3torin e saj. Është 100 vjetori i marrëdhëni­eve shqiptari-amerikane.

Unë ndeshëm me gjysmë shekulli heshtje nga pala amerikane, dhe ne duke qenë të izoluar. Ne3 e nisë atje ku e lamë në 1991 dhe tashmë është vendosur një gur themeli i ri, ku ne mund të kremtojmë raportin më të frytshëm të SHBA dhe Shqipërisë. Ndonjëherë është shumë kërkuese. Ndonjëherë duket më sfiduese nga mund të përballojm­ë. Por në fund të fundit është përmirësue­s për ne. Nuk guxoj asnjëherë të pyes ambasadorë­t amerikane se çfarë mësojmë nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur. Ndoshta forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar".

MIRËNJOHJA

“Gjenerali Wolters ka një vend të posaçëm. Ndonjëherë duam ne diçka dhe donim të shprehnin përgëzimet tona gjeneralit, si një prej personave më të shquar që ka përfaqësua­r më të mirën e vet këtë marrëdhëni­e. Sepse gjenerali jo vetëm ka qenë mbështetës, por kështu edhe i prirur të tregojë me vepra dhe jo me fjalë që e ka për zemër këtë marrëdhëni­e. Mbështeti që prej ditës së parë që Shqipëria të ketë selinë e forcave të përparuara në komandën në Evropë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania