Gazeta Dita

Studimi: Fëmijët kalojnë më shumë kohë para ekranit pas pandemisë. Prindërit të shqetësuar

-

Në SHBA, pas pandemisë, fëmijët po përdorin më shumë telefona inteligjen­të, rrjete sociale dhe video lojëra. Është ky përfundimi i një studimi të Qendrës Kërkimore Pew (Pew Research Center), i kryer në një kampion prej gati 1700 prindërish amerikanë, i cili krahasoi zakonet e fëmijëve nën 11 vjeç në mars 2020 dhe në prill 2021. Studimi zbuloi gjithashtu se, pas Covid-it, shumë më tepër prindër besojnë se fëmijët e tyre kalojnë shumë kohë para ekranit.

Në mesin e fëmijëve amerikanë nën moshën 11 vjeç, përdorimi i mediave sociale është rritur, veçanërish­t TikTok, i përdorur nga 21% e të anketuarve në vitin 2021 krahasuar me 13% në

2020, por edhe i tabletave të përdorura përkatësis­ht nga 81% e fëmijëve, kundrejt 68% në 2020 dhe lojërave video, të përdorura përkatësis­ht nga

51%, kundrejt 45% në 2020. Ajo që bie në sy është edhe një e dhënë për fëmijët shumë të vegjël. Në vitin 2021, pothuajse 7 nga 10 fëmijë nën moshën pesë vjeç përdornin rregullish­t tabletin, ndërsa 3 nga 10 luanin videolojër­a.

Ekziston edhe tendenca e kundërt, pasi 14% e fëmijëve nën 11 vjeç që përdorën një smartphone në 2020, nuk e përdornin më atë në 2021. Në mënyrë të ngjashme, 19% e atyre që kaluan kohë duke luajtur video lojëra në 2020 nuk e bënë më këtë në 2021.

Ndërgjegjë­simi dhe shqetësimi për shumë orë të kaluara para ekranit po rritet edhe te prindërit. Nëse në vitin 2020, 31% e prindërve deklaruan se fëmija i tyre kalonte shumë kohë duke luajtur videolojër­a, në vitin 2021 përqindja u rrit në 51%. E njëjta gjë vlen edhe për smartfonin, përdorimi i të cilit në 2021 ishte i tepruar për 4 në 10 prindër, krahasuar me 3 nga 10 në 2020.

Kalimi i tepërt i kohës para ekranit nuk është i shëndetshë­m, sepse sipas një studimi kanadez, përdorimi i telefonave inteligjen­të dhe tabletëve do të ngadalëson­te të mësuarit njohës të fëmijëve, edhe nëse është e rëndësishm­e të merret parasysh cilësia e kohës së shpenzuar. Tendenca për të ekzagjerua­r ekzistonte edhe para pandemisë. Sipas një studimi që analizoi zakonet e 4000 fëmijëve midis viteve 2008 dhe 2010, në tri vitet e para të jetës koha e kaluar para ekranit do të rritej në mënyrë eksponenci­ale, nga më pak se një orë deri në dy orë e gjysmë në ditë. Pandemia, bashkëpunë­tore në punën në distancë, shkollat e mbyllura dhe pamundësia për të dalë nga shtëpia, vetëm sa ka rritur përdorimin e ekranit, një thikë me dy presa për prindërit e stresuar të ndarë mes familjes dhe punës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania