Gazeta Dita

Pushka e partizanit dhe vlera e veteranit

- ILMI S.QAZIMI NAZMI XH.ÇELA

Tashmë, pasi kanë shpalosur tërë vlerat e tyre të shumta, pasi kanë mbrojtur çdo ditë e në çdo rast idealet asaj lufte fitimtare, edhe veteranët janë duke u rralluar sepse natyra bën të sajën. Ata kanë lënë deri tani dokumentar­isht mbi 14 mijë pasardhës, po aq të denjë e trima, që në kushtet e reja të sistemit shoqëror, bëjnë përpjekje të mëdha për të mbajtur gjallë veprën, vlerën dhe heroizmin e atyre veteranëve

Po afrohemi tek dekada e tetë që kur populli ynë, vetëm me forcat e veta, pa këmbën e asnjë ushtari të huaj, por vetëm me vrullin, gjakun dhe dijen e 70 mijë bijve e bijave të tij fitoi luftën kundër nazizmit gjerman e fashizmit italian. Ishte pushka partizane në dorën e të rinjve tanë trima që solli lirinë. Ata trima ishin të organizuar, të drejtuar dhe të udhëhequr nga një shtab i përgjithsh­ëm, nga një komandant legjendar siç qe Enver Hoxha. Kanë kaluar 78 vjet nga dita e çlirimit dhe ata që u flijuan për lirinë ishin 28 mijë,ndaj do të qëndrojnë për jetë në panteonin e lavdisë kombëtare. Të tjerët u lartvlerës­uan nga qeveria popullore duke u cilësuar me plot meritë historike si veteranë të Luftës Antinazifa­shiste Nacional Çlirimtare me organizatë­n e tyre të krijuar, 65 vjet më parë, në vitin 1957.

Tashmë, pasi kanë shpalosur tërë vlerat e tyre të shumta, pasi kanë mbrojtur çdo ditë e në çdo rast idealet asaj lufte fitimtare, edhe veteranët janë duke u rralluar sepse natyra bën të sajën. Ata kanë lënë,deri tani dokumentar­isht mbi 14 mijë pasardhës po aq të denjë e trima, që në kushtet e reja të sistemit shoqëror, bëjnë përpjekje të mëdha për të mbajtur gjallë veprën, vlerën dhe heroizmin e atyre veteranëve gra e burra, sepse ata hijeshojnë biografinë e kombit, pas dëshmorëve. Gjithnjë do të kujtohen me nderim, respekt dhe me premtim se do të mbrohen qëllimet e larta të asaj lufte epope. Por ata veteranë që janë, sado të paktë( në qytetin e Tiranës numërohen rreth 160 vetë) kanë lënë gjurmë jo vetëm atëkohë në luftë por edhe më pas në ndërtimin e Shqipërisë socialiste dhe mbrojtjen e paqes së kërcënuar ashpër nga armiqtë e shumë ngjyrave.Le të shkruajmë pak rreshta vetëm për dy prej tyre, Hysniun dhe Qemalin.

U ndodhëm të pranishëm në fundjavën e parë të majit 2022, kur Qemal H.Begos, tashmë veteran i LANÇ-it 96 vjeçar, i bie zilja e telefonit. Atij i pëlqen që të mbajë një aparat “nokia” nga ata të viteve të para dhe aty pa emrin e një shoku të vjetër të luftës e të punës. Ishte Hysni Kurti, që ka hyrë tek 90 vjetët, e që tani banon në Berat.Dëgjuam një copë nga ajo bisedë me aromë lufte...

- Alo, o Qemal! Jam Hysniu, të flas nga Berati .... Dhe vijon me përshëndet­jet e rastit sipas traditës. Pyeste për familjen, djemtë, nipër e mbesa.

-A të bie ndërmend kur vije me një patickë të vogël italiane në krah te Furra e Cumanit, atje te Gropa e Merasë, ku digjeshin gropat me gëlqere dhe na tregoje...

- E po si nuk e mbaj mend,o Hysni. Po ne atëkohë na mësonte trimi Vaip Gogo se si të pëlcisnim granatat e si të mbushnim belxhikun me fishekë...

- Ti shkove partizan në Brigadën e dhjetë, kurse unë piciruk si korrier në komandën e vendit . ... Pastaj kur erdhe në Berat të bënë kryetar kooperativ­e ku punove sa ti e di... e pastaj në SMT...

-Po edhe ti, ama, nuk lëvize pak! Sa në Vlorë e sa në Berat, në Fier e në Lushnjë... ia kthen Qemali.Dhe ata nuk çmalleshin dot në këto ditë kur kujtojnë Dëshmorët e Atdheut dhe fitoren mbi nazizmin e fashizmin dhe ndjejnë krenari të ligjshme në zemrat e tyre që nuk plaken...

Po kush është Qemali?

I lindur më 10 shtator 1926, kreu disa vite të shkollës fillore në Çepan më1936-1940, dhe shkollat e tjera i kreu pasluftës. Në shtator të viti 1942, shkon me dëshirën e tij në detyrën e korrierit partizan në komandën e vendit në Çepan, vazhdon pastaj luftëtar i inkuadruar në Grupin e Skraparit edhe aty si korrier i komandës së Grupit; në vitin 1944 rreshtohet partizan në Br10S. Nga luftimet e ndryshme ka kujtime të nxehta, të dhimbshme dhe sa herë i sjell në mendje i dalin lot. “Gjatë luftës, tregon ai, ka qënë rastësi që unë shpëtova në dy raste, e kur fati i keq e solli që më rrëmbeu shokët e mij. Në Tendën e Qypit zhvillohes­hin luftime dhe mua më thirrën si korrier i vogël që isha, të më dërgonin me një letër atje lart. Mirëpo nuk ma la komandanti im i skuadrës, Abaz Rogu.” Ky është i lodhur shumë se sapo u kthye nga një udhë e largët. Kështu tha Abazi. Dhe në atë detyrë dërguan Ilmi Halilaj nga Muzhencka. Gjatë udhës atë e kish pikasur patrulla gjermane dhe e vranë .... ”

Pas çlirimit të vendit, kreu detyra të ndryshme në brigadën e Mbrojtjes së Popullit, në Vlorë, Sarandë e gjetkë. Kish merituar gradën nëntoger dhe caktohet delegat (sekretar) i rinisë në degën e punëve të brendshme në Kukës gjatë viteve 19481950. Në vitin 1950, nga telashet që i solli një letër anonime, e nxjerrin në lirim dhe për dhjetë vjet punon nëpunës në kadastër, referent në seksionin e bujqësisë, kontraktor etj. në rrethin e Beratit. Në vitet 19601966 e ngarkojnë me detyrën e kryetarit të kooperativ­ës bujqësore Drenovicë-Samaticë dhe me bashkimin e kooperativ­ave, edhe i Kutallisë, deri në vitin 1974. Qemali punoi pa u lodhur , ditën e natën,pa orar, duke u qëndruar afër kooperativ­istëve, duke qarë hallet me ta dhe duke fituar zemrën e tyre. Nga puna e bërë u rritën prodhimet bujqësore u bënë mjaft shtrime rrugësh e kanalizime të reja, u bënë tarracime me ullinj e vreshta,u zgjeruan punimet e mekanizuar­a. Ekonomia që ai drejtonte u bë shembull frymëzimi dhe eksperienc­e pune, ku priti e përcolli kuadro të lartë drejtues, ministra e kryetarë qeverie të kohës. Ai bashkëpuno­i shumë mirë me specialist­ë të fushës së bujqësisë dhe arriti të ngrejë dukshëm mirëqenien e kooperativ­istëve. Qemalit, me dekret të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor nr.4600 datë 22.11.1969 iu dha titulli më i lartë i asaj kohe “Hero i Punës Socialiste”. Ai mban edhe dekorata të tjera; të trimërisë, të çlirimit dhe të punës. Më pas e emëruan drejtor të stacionit të makinave e traktorëve (SMT) në Urën Vajgurore(sot Dimal) ku punoi me përkushtim po aq të madh,deri sa doli në pension. Kjo është e vërteta historike.

Nga viti 2000 banon në Tiranë por nuk e harron aspak Beratin, Kutallinë dhe shkon atje takon shokë e miq, merr pjesë në gëzime e ngushëllim­e... Prej ditës që doli në pension në Berat e deri më sot ai është aktivizuar gjerësisht me Organizatë­n e Veteranëve dhe pasardhësv­e të LANÇ dhe në atë të Dëshmorëve të Atdheut. Ai, edhe pse e ka humbur qysh në prill 2012 bashkëshor­ten Feride B.Bego, iu gëzohet pa masë dy fëmijëve -tashmë gjyshër; nipërve -tashmë baballarë dhe stërnipërv­e aq të bukur nga shpirti e puna.

Tani Qemali kryen, vetëm vullnetari­sht, detyrën e kryekëshil­ltarit pranë Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe pasardhësv­e të LANÇ, në Tiranë. Është nder e krenari e veçantë që të shkruash e të flasësh për këtë burrë të përveçëm, ish-partizan, Hero i Punës Socialiste, trim i mençur dhe organizato­r i zoti,i gjatë e i drejtë si lis, plot thinja fisnikërie, që ecën vetëm në këmbë, me trupin të drejtuar, e pa shkop; që nuk mban kollare dhe as kapele; që e sheh të ardhmen plot shpresë e optimizëm;që lexon të parën gazetën “Kushtrim Brezash” pastaj e të tjerat,por pa syze...

Po Hysni Kurti ?

Lindi më 17 shkurt 1932 në Zabërzan të Skraparit në një familje atdhetare e të lidhur ngushtë me Luftën Antinazifa­shiste Nacional Çlirimtare. Prindërit e tij Rushani dhe Shekua lindën e rritën shtatë fëmijë prej të cilëve gjashtë, Njaziu, Sulua, Tafili, Harifi dhe Qamilja morën pjesë aktive në atë luftë me armë në dorë. Harifi është shpallur dëshmor pasi vdiq si pasojë e torturave në një kamp nazist në Gjermani. Vetë Hysniu ishte aktivist dhe i angazhuar me detyra të ndryshme luftarake në përshtatje më moshën e tij, në komandën e vendit.

Mbasi mori arsimin e kohës punoi disa vite mësues në fshatra të ndryshme të rrethit. Në vitin 1957 kreu shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, u titullua oficer me gradën nëntoger dhe u emërua komandant i togës së kavalerisë (zbulimit) në Brigadën e Përmetit.Më pas u caktua në detyra të ndryshme në rrethin e Fierit e të Vlorës. Nisur nga puna e mirë dhe rezultatet e larta i jepet e drejta e studimit në Akademinë Ushtarake”Mehmet Shehu” të cilën e kreu në vitet 1969-1972.Punoi me ndërgjegje dhe përkushtim dhjetë vjet në detyra të larta në njësitë ushtarake të Lushnjës dhe në vitin 1982 caktohet në detyrën e Shefit të Mbrojtjes Civile të rrethit të Beratit.Në vitin 1988 del në pension duke merituar gjithçka që i përkiste gradës kolonel.

Puna dhe jeta e tij si ushtarak karriere është vlerësuar me disa dekorata. Si veteran me kontribute të spikatura dhe familje dëshmori i janë dhënë titujt e lartë “Nderi i Organizatë­s së Veteranëve të LANÇ” dhe “Nderi i Organizatë­s Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut”. E veçanta e këtij veterani, që nuk njohu kurrë lodhje, është se qysh në kohën kur ishte oficer aktiv,punoi si bashkëpunë­tor i gazetës “Lufëtari” organ qendror i Ushtrisë Popullore. Po ashtu për gjatë 35 vjetët si pensionist ai vijon të shkruajë në gazetën “Kushtrim Brezash” duke u bërë një propagandi­st dhe shpërndarë­s i rregullt i kësaj gazete,ku thuhen vetëm të vërtetat e LANÇ.Ai është zgjedhur edhe në forume e detyra të ndryshme drejtuese.Hysniu ka tre fëmijë të martuar e sistemuar të cilët ecin në gjurmët atdhetare të prindërve të tyre.Ai iu gëzohet nipërve e mbesave dhe nuk përton për të shpjeguar të vërtetat e pamohueshm­e të periudhës plot ngjarje të mëdha të kohës luftarake dhe ndërtimtar­e që ai jetoi.

Këta janë dy veteranët me moshë afër njëshekull­ore Hysni Rushan Kurti dhe Qemal Hysen Bego, që ende në vesh u ushtojnë bataretë e pushkëve dhe gjëmimet e predhave të luftës. Atyre u rreh zemra vetëm për të mbrojtur idealet e partizanëv­e e të dëshmorëve dhe për t’u përcjellë ato brezave të ardhshëm,me veprën, fjalën e praninë e tyre. Ne të lindurit pas vitit 1944 e ndjejmë përgjegëjs­inë tonë për të njohur historinë e asaj lufte, e asaj fitoreje që si komb e shtet na renditi ligjshëm dhe krenarisht në anën e forcave të koalicioni­t antinazifa­shist botëror sovjetoang­lo-amerikan, dhe të mprehim vigjilencë­n se nazifashiz­mi, si pjellë e kapitalizm­it mund të ringjallet në forma më moderne.Veteranët e LANÇ-it janë relikte të gjalla të historisë shqiptare ndaj meritojnë respektin më të madh dhe urimet më të ngrohta...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania