Gazeta Dita

Dëshmi të panjohura mbi rrugëtimin letrar të Ali Podrimjes

- Dr. Jolanda Lila

Libri “Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën”, i studiuesit Sali Bytyçi, botim i Institutit Albanologj­ik të Prishtinës shpërfaq, për herë të parë, dritëhijet e një prej poemave më të rëndësishm­e të Ali Podrimjes, në të cilën gjendet edhe vargu emblematik: “Kosova është gjaku

im që nuk falet!”. Ky varg identifiko­n jo thjesht krijimtari­në e këtij autori, por mbetet lajtmotivi shenjues i historisë së Kosovës nën dhunën dhe censurën nacionalis­te serbe; përçon gjithë forcën tragjiko-heroike të zgafellave më të thella të vetëdijes kombëtare dhe përcjell idealin e sakrificës sublime të shqiptarëv­e në emër të atdheut dhe të lirisë.

Pas këtij vargu, ndryhet jo vetëm konteksti socio-kulturor i Kosovës, por edhe konteksti në të cilin u zhvillua vetë krijimtari­a e Ali Podrimjes. Këtë na e dëshmon studimi i përimtuar i studiuesit Sali Bytyçi, i cili duke studiuar fazën e parë të krijimtari­së së Podrimjes (19571968) zbulon fakte të panjohura deri më sot nga jeta dhe krijimtari­a e Ali Podrimjes. Si një “dedektiv”, në kërkim të gjurmëve të tekstit dhe të ndryshimev­e që ka pësuar poema nga botimi në botim, studiuesi depërton në të gjitha hallkat e krijimit dhe të ripunimit të poemës.

Poema u botua në tri kohë, me tri tituj të ndryshëm dhe në tre versione të ndryshme. Fillimisht, u botua në faqet e revistës letrare “Jeta e re”, me titullin: “Metohija në vjetin e madh 1941” (1961); versioni i dytë u botua shumë vite më vonë, me ndryshime thelbësore në motivet poetike dhe në strukturë, pikërisht në revistën letrare “Jeta e re” (1967) dhe në vëllimin poetik Dhimbë e bukur, me titullin: “Toka e zgjueme” (1967). Ndërsa versioni i tretë u botua në poemën Hija e Tokës, që u botua si libër i veçantë në vitin 1971.

Ali Podrimja, ashtu siç ishte në jetë, një natyrë dinamike e në lëvizje të përhershme, po ashtu ishte edhe në krijimtari­në e vet, vazhdimish­t i rikthehej dhe i ripunonte ato që kishte shkruar. Kështu ka ndodhur me shumë vepra të autorit, ku vlen të përmendim një nga kryeveprat e tij në vargje “Lum Lumi”, e cila u ripunua pesë herë. Këto ripunime bëheshin, sepse poeti vinte vazhdimish­t në pikëpyetje gjithçka që shkruante dhe kishte një prirje të theksuar për ta perfeksion­uar estetikish­t vargun.

Në pamje të parë, duket se të njëjtin fat ka pasur edhe poema për Kosovën, por studiuesi Sali Bytyçi përmes argumentev­e shkencore dhe burimeve dokumentar­e sjell të dhëna tronditëse që dëshmojnë një tjetër realitet. Studiuesi, duke mos u mjaftuar me qasjen intratekst­uale të zbërthimit të tekstit, por duke depërtuar përmes qasjes historike edhe në gjetjen e arsyeve të ndryshimev­e kaq të mëdha nga versioni në version, zbulon fakte të panjohura më parë, të cilat nuk janë rrëfyer kurrë as nga poeti në të gjallë të vet.

Poema e botuar së pari në kohën kur Podrimja ishte vetëm 19 vjeç ka qenë strumbulla­ri i shumë telasheve në jetën e poetit, që nga përjashtim­i nga shkolla e deri tek përndjekje­t e persekutim­et prej UDB-së serbe, gjë që dëshmohet edhe në botimin e materialev­e arkivore dhe pohimit prej dëshmitarë­ve të kohës, të cilët i ka kontaktuar studiuesi Bytyçi. Po ashtu, ndryshe nga rastet e tjera të ripunimeve për qëllime estetike, kjo poemë është ripunuar si rezultat i ndikimit nga censura shoviniste serbe. Me qëllim që të rehabilito­jë emrin e vet dhe të mbijetojë në terrenin e minuar, në cilin zhvillohej letërsia në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, autori e ka shpërfytyr­uar krijimin e vet, fillimisht duke e mohuar për shumë vite sikur nuk ekzistonte dhe më pas, e ka transformu­ar thuajse plotësisht, ku sipas studiuesit Bytyçi: “vargjet kumbuese epike e elegjiake, që zotëronin në poemën “Metohija në vjetin e madh 1941”, në poemën e dytë zëvendësoh­en nga një lirikë e qetë, që përshkohet nga tone optimiste, nga një dritë rrëzëllues­e dhe plot jetë...”. Studiuesi trajtat e mohimit që autori i ka bërë poemës dhe kalimin e saj në “optimizmin dogmatik” si një version të përçundnua­r, të shkruar pa frymëzim e forcë shprehëse nga ana e autorit.

Vëzhgim i imtësishëm i studiuesit, puna e madhe me burimet dokumentar­e, librat, kontakte me njerëz e dëshmitarë të kohës kanë arritur të zbulojnë të gjitha hallkat e krijimit e ripunimit të kësaj poeme, ku versioni i parë mbetet më i arriri sipas studiuesit, ndërsa në të dytin është shpërdorua­r talenti në shërbim të propagandë­s ideologjik­e. Po ashtu, edhe në versionin e tretë, të botuar me shënimin nën titull “fragment”, autori jo vetëm që ia ndryshon emrin poemës, por, krahasuar me pjesën e parë, e shpërfytyr­oi, duke e rikrijuar si një krijim të ri tanimë, por pa atë lartësinë epike që gjendet në variantin e parë.

Duke analizuar poemën e Podrimjes për Kosovën, të cilën fillimisht e identifiko­n me simbolin stenotermë “Metohi”, studiuesi Sali Bytyçi shpërfaq edhe një panoramë më të gjerë të të gjithë kurbës krijuese të Podrimjes, të mënyrës sesi ka kaluar ai nga prirja realiste në atë moderne, sidomos pas vitit 1967, ku sipas studiuesit nis një etapë e re krijuese për këtë autor.

Njëherësh, duke qenë një prej poetëve më të rëndësishë­m të poezisë shqipe bashkëkoho­re, studimi i periudhës së parë krijuese të Ali Podrimjes, sjell të dhëna për klimën mbizotërue­se në të cilën u ngjiz letërsia shqipe pas vitit 1945 në Kosovë. Studime të kësaj natyre, jo vetëm e pasurojnë fondin e kritikës letrare shqipe, por na dëshmojnë edhe njëherë se Ali Podrimja mbetet një autor i parrokshëm, vepra e të cilit ka ende shumë për të zbuluar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania