Gazeta Dita

PARTIA E BERISHËS DHE FJALIMI I RAMËS JANË HISTORIA E 32 VITEVE

- Nga MERO BAZE

Ende jam i paqartë përse partia e Berishës i dha shansin dje Edi Ramës të mbajë në Parlament një nga fjalimet më të mira të jetës së tij politike rreth antikomuni­zmit dhe raportet me të, të dy partive politike kryesore, tredhjetë e dy vjet pas rrëzimit të tij.

Është e pakuptuesh­me se pas një bilanci 32- vjeçar poshtërues të partisë së Berishës, si kultivuese e vlerave komuniste në vend, ai tenton të përdorë ende dështimet e tij si kalë si beteje. Dhe janë së paku pesë pika kryesore që formojnë identiteti­n e komunizmit shqiptar dhe që jetojnë sot si në një muze në partinë e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar, si nga regjimet më të izoluara të botës, kishte si dimension kryesor frymën anti-perëndimor­e dhe urrejtjen ndaj SHBA dhe Perëndimit në Shqipëri.

32 vite pas rrëzimit të komunizmit, ne kemi sot një parti politike që po hedh rrënjët e anti-amerikaniz­mit dhe po forcon retorikën anti-perëndimor­e në vend. Është partia e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar, si një regjim gjakatar autoritari­st, kishte si dimension kryesor luftën brenda llojit dhe urrejtjen ndaj “armiqve” të brendshëm.

32 vite pas rënies së komunizmit, ajo që po ndodh në debatin e brendshëm në PD, është shëmbëllty­rë e urrejtjes ndaj armiqve të brendshëm, që tani quhen “besëprerë”, brenda një partie politike.

Kacafytja mes tyre dhe urrejtja që partia e Sali Berishës ngjall ndaj rivalëve brenda partisë, është një muzë real i komunizmit në Shqipëri.

Komunizmi shqiptar, si një regjim armik i zgjedhjeve të lira dhe konkurrenc­ës politike, përfundont­e votimet me 99 për qind për udhëheqësi­n e madh.

32 vite më pas, e vetmja parti që e ripërtërin këtë traditë dhe krenohet me të, është partia e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar, ishte armik i pronës private dhe urrejtës i kapitalit të madh.

32 vite pas rrëzimit të tij, retorika e partisë së Sali Berishës, është një urrejtje ndaj investitor­ëve në vend, dhe akoma më keq, një shkatërrue­s i madh i rikthimit të pronës tek pronari.

Ai është ideator i zaptimit të tokave, rrethimit të periferive me të ardhur që zaptojnë, mbrojtës i kauzave të “nëna Lizës” dhe atyre që përveç tokave të zaptuara, duan dhe privilegje si zaptues.

Komunizmi shqiptar ishte një denigrues i madh i figurave të shquara të kombit shqiptar, që kanë hedhur themelet e shtetit, por që për arsye ideologjik­e nuk ishin komunistë. Ata u pushkatuan, ose denigruan si tradhtarë të kombit.

32 vite më pas, partia e Sali Berisha nuk bëri asnjë hap për rehabiliti­min e tyre, përveçse disa figurave provincial­e që i shkonin për shtat politikës së tij.

Disa prej figurave më të ndritura të kulturës shqiptare, si Eqerem Bej Vlora apo Mithat Frashëri, u nderuan nga Edi Rama.

Për ti fyer deri në gen, partia e Berishës ka bërë akte dhe më poshtërues­e, pasi ka përdorur pushtetin dhe fëmijët e tij t’u marrë tokat e pasuritë e të bëjnë biznes me to, si në rastin e tokave në Vlorë e Sarandë, ose ka marrë pasardhës të degraduar të tyre dhe i përdor si dordolec për të fyer figurat e tyre, duke i quajtur politikanë. Kjo është një vrasje e dyfishtë e emrit të tyre dhe familjeve të tyre.

32 vite pas rënies komunizmit, partiaa e Berishës është sot partia më anti-perëndimor­e në vend, partia pa garë demokratik­e, partia që trajton kundërshta­rët si armiq dhe ngjall urrejtje për ta, partia që fyen trashëgimi­në historike dhe materiale të së djathtës shqiptare dhe ngjall urrejtje për kapitalin.

32 vite më pas, ai e ka kthyer partinë e dhjetorit 1990, në shëmbëllty­rë të partisë së Enver Hoxhës. Mirë ka bërë, se na duhej një parti komuniste, por nuk e kuptoj pse mërzit komunistët duke e quajtur dhe Edi Ramën “komunist” dhe i jep shansin të mbajë një fjalim si i djeshmi. Se kështu mund të humbasë dhe votën e komunistëv­e.

Komunizmi shqiptar, , kishte si dimension kryesor luftën brenda llojit dhe urrejtjen ndaj “armiqve” të brendshëm. 32 vite pas rënies së komunizmit, ajo që po ndodh në debatin e brendshëm në PD, është shëmbëllty­rë e urrejtjes ndaj armiqve të brendshëm, që tani quhen “besëprerë”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania