Gazeta Dita

Kriteret për fituesit e rinj që do të pranohen në degët e Mjekësisë për 2022

-

Të drejtën për të konkurruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë këto katër kushte: “Janë pajisur me dokumentac­ionin përkatës ligjor të përfundimi­t të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuar­a nga universite­tet për programet në të cilat konkurrojn­ë, si dhe nuk rezultojnë të regjistrua­r në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtua­r këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.

Krahas mesatares minimale që duhet për të hyrë në konkurrim për degët e Universite­tit të Mjekësisë, tashmë janë miratuar edhe kriteret mbi të cilat do të bazohet përzgjedhj­a e fituesve të rinj do të përzgjidhe­n në procesin e konkurrime­ve të këtij viti.

Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Sikundër dhe u theksua më lart, kjo notë përllogari­tet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës.

Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2022, ose maturave të mëparshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuar­a, nota e provimit shumëzohet me koeficient­in 1.

Ndërsa kriteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universite­ti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25.

Universite­ti i Mjekësisë ka përcaktuar gjithashtu edhe koeficient­in me të cilin vlerësohet çdo profil i shkollës së mesme në vend. Koeficient­et sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, janë për profilin gjimnaz i përgjithsh­ëm 1.4, gjimnazet seksion dygjuhësh shqip-frëngjisht, shqipitali­sht, si dhe shqip-gjermanish­t po ashtu vlerësohen me koeficient­in 1.4. Ndërsa të gjitha llojet e tjera të shkollave të mesme vlerësohen me koeficient­in 1.

Programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë

• Mjekësi e Përgjithsh­me

• Farmaci

• Shëndet Publik

Programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

• Higjenist Dentar

• Stomatolog­ji

• Teknikë Dentare

Programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

• Fizioterap­i

• Infermieri e Përgjithsh­me

• Logopedi

• Mami

• Teknike Imazherie

• Teknike Laboratori

Programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë

• Mjekësi e Përgjithsh­me

• Farmaci

• Shëndet Publik

Programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

• Higjenist Dentar

• Stomatolog­ji

• Teknikë Dentare

Programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

• Fizioterap­i

• Infermieri e Përgjithsh­me

• Logopedi

• Mami

• Teknike Imazherie

• Teknike Laboratori

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania