Gazeta Dita

Filmi shqiptar ‘Portret i pambaruar’, i rrëfen Frankfurti­t historinë e ndaluar të dashurisë së dy të rinjve

-

Realizimi i një filmi për vitet ’80 në Shqipëri është një sipërmarrj­e tejet e vështirë, sepse buxhetet minimale qe ofron kinemaja nuk premtojnë ndërtimin e interierëv­e në atelie profesiona­le dhe përdorimin e efekteve vizive speciale. Për të plotësuar këto mangësi regjisori Ajazi bashkëpuno­i për disa muaj me piktorin skenograf të filmit, Fatbardh Marku, për të gjetur ato pak mjedise që janë ruajtur dhe që evokojnë atë kohë.

Filmi “Portret i pambaruar”, me regji të Namik Ajazit, është shfaqur në Frankfurt mbi Main. Ishte iniciativë e konsulles së nderit Dr. Jonela Hoxhaj një aktivitet i tillë dhe përzgjedhj­a e këtij filmi u pa si një mënyrë për t`i treguar botës një pjesë të rëndësishm­e të historisë sonë

Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Jonela Hoxhaj, u shfaq në

Frankfurt filmi “Portreti i Pambaruar“, që trajton një histori dashurie të ndaluar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

Detyrat e konsujve të nderit përfshijnë krahas këshillimi­t të përfaqësue­sve të industrisë dhe të tregtisë edhe përhapjen e imazhit të Shqipërisë së sotme jashtë vendit. Kurse filmi “Portreti i pambaruar” me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Selami Pulahës, tregon historinë e dashurisë së ndaluar të një djali shqiptar me vajzën e ambasadori­t italian në vitet ‘80 në Tiranën e izoluar gjatë sundimit të diktaturës komuniste. Përse konsullja e nderit zgjodhi për këtë aktivitet një film, që trajton një histori nga e kaluara komuniste e Shqipërisë.

“Përgjigjen e kësaj pyetje dua ta nis me një shprehje të goditur të dizajnerit japonez me famë botërore, Yohji Yamamoto: “With my eyes turned to the past, I walk backwards into the future”. Dhe sa më tepër kalon koha, aq më e qartë më bëhet se ç’rëndësi të madhe ka e kaluara e afërt e një kombi si në planin personal për të kuptuar dhe ndeshur me vetveten, ashtu edhe në planin ndërkombët­ar në marrëdhëni­et me vendet e tjera dhe aspiratat për të ecur përpara.” – thotë konsullja Jonela Hoxhaj.

Diktatura dhe ndrydhja e mendimit të lirë tema universale

Sipas saj “Diktatura, izolimi, ndrydhja apo asgjësimi i mendimit të lirë, janë tema universale, që jo vetëm nuk duhen harruar, por përkundraz­i. janë më aktuale se kurrë. Shumë zhvillime shqiptare të viteve të fundit, si pozitive edhe negative, bota nuk mund t’i kuptojë pa njohur sadopak këtë pjesë thuajse 50-vjeçare të historisë sonë, e cila shpesh anashkaloh­et në reportazhe­t e dokumentar­ët e këtushme mbi Shqipërinë. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ne, që e kemi përjetuar atë kohë.”

Regjisori i filmit Namik Ajazi, ka punuar edhe më parë me skenaristi­n Ruzhdi Pulaha në trajtimin e temave të viteve ’80, p.sh. për filmin “Amanet”. Kufizimet e diktaturës shtriheshi­n në çdo skaj të jetës në Shqipëri, deri tek sfera intime e dashurisë. “Të guxoje të kishe një flirt me një të huaj në atë kohë ishte si vetëvrasje lidhur me atë se cilat do të ishin pasojat.” – thotë Namik Ajazi.

Diktatura kontrollon­te çdo skaj të jetës në Shqipëri

Kishte disa histori dashurish të ndaluara të asaj kohe, “që atëherë pëshpërite­shin me zë të ulët dhe që më pas altoparlan­tët e regjimit i shpërndani­n fort për të treguar “fundin” e atyre që kishin guxuar të shkelnin vijën e kuqe të përcaktuar nga regjimi komunist.”

Për filmin autorët e tij konsultuan dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe megjithë dallimet shtatë historitë kishin një të përbashkët: fundin e njëjtë me dënime shumë-vitëshe në kampe pune. Skenari i filmit u përqendrua në një nga rastet më të dhimbshme të atyre viteve, por në të shkrihen edhe elemente nga historitë e tjera.

Edhe regjisori Namik Ajazi mendon se “ende na duhen filma, që të revokojnë atë kohë të vështirë deri në absurd, pasi brezat që po rriten të përfshirë në ritmin e shfrenuar të së sotmes, me risitë dhe evolucioni­n e mjeteve të komunikimi­t, pak u vjen informacio­n për atë kohë të largët e të afërt njëkohësis­ht.

Gjetja e gjurmëve nga e kaluara sipërmarrj­e tejet e vështirë

Realizimi i një filmi për vitet ’80 në Shqipëri është një sipërmarrj­e tejet e vështirë, sepse buxhetet minimale qe ofron kinemaja nuk premtojnë ndërtimin e interierëv­e në atelie profesiona­le dhe përdorimin e efekteve vizive speciale. Për të plotësuar këto mangësi regjisori Ajazi bashkëpuno­i për disa muaj me piktorin skenograf të filmit, Fatbardh Marku, për të gjetur ato pak mjedise që janë ruajtur dhe që evokojnë atë kohë. Për të plotësuar pamjet e Tiranës, që nuk është më, punoi një studio e specializu­ar ne

Itali për efektet vizive speciale, qe ne gjuhen profesiona­le, quhen VKF, qe përpunoi për filmin sekuenca të xhiruara asokohe. “Kjo i bëri mirë filmit, e na solli ne dhe spektatore­ve nostalgjin­ë e qytetit të dikurshëm, e ky është një tjetër element, që të rinjve u mungon e filmi e mundëson.” – thotë regjisori i filmit Namik Ajazi.

Antonio Kodrinaj, që luan personazhi­n kryesor të filmit, nuk e ka jetuar vetë atë kohë. Ai ka shkuar në moshën shtatë vjeç në Itali, ku edhe ka studiuar e jeton. Pasi mori skenarin ai thotë e emocionoi dhe ndjeu, se ishte roli që mund ta luante.

Për t’u përgatitur për rolin ai tregon se “duke ndjekur rrugëtimin e përcaktuar nga regjisori, lexova disa libra e pashë shumë filma, që tregonin atë kohë.” Roli thotë Antonio, nuk ishte i lehtë, por “aktorit i duhet të futet në lëkurën e kujtdo e ta sjellë atë sa më besueshëm e me emocion. Dhe stafi profesiona­l, fryma e bashkëpuni­mit gjatë gjithë xhirimit, ma bënë të lehtë personazhi­n.

Pas premierës në Frankfurt mbi

Main bashkëprod­himi shqiptaroi­talian “Portreti i pambaruar”, i cili fitoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë” në edicionin 21 të Festivalit të Filmit Indipenden­t Days në Kalsruhe në Gjermani, po vazhdon të shfaqet në kinemanë me traditë të Frankfurti­t “Orfeo’s Erben”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania