Gazeta Dita

Erion Braçe: Berisha donte të na vriste më 26 maj

-

Deputeti socialist Erion Braçe, ka postuar foton e dhunimit barbar më 26 maj të vitit 1996, për të kujtuar masakrën zgjedhore të Sali Berishës.

Ai thotë se Berisha kërkonte t’i vriste “Edhe të dua të harroj, kufoma kriminale nuk më lë!

Merret akoma me politike, ben te njejten gje, kërcënon dhe minon cdo perpjekje te perbashket per normalitet demokratik, sic beri perseri sot;

E dini pse? E thërret gjaku!

Ne 26 maj, donte te vriste zgjedhjet dhe i vrau, pergjithnj­e;

Prova gjenerale ne Libofshe, Greshice, Ngracan nje vit me pare, i rezultoi sukses, por bezdia e reagimit e shtyu per me shume; Më 26 maj dontë të vriste Partinë Socialiste, për fare.

Une jam per fat gjalle; pistoleta qe goditi disa here fytyren time, mund edhe te shkrepej me plumbin qe kishte ne goje; Si une te gjithe koleget socialistë ne seline e PS ne Berat dhe cilido socialist tjeter anekend Shqiperise, i masakruar e hedhur ne rruge, ne oborrin e birucat e komisariat­eve, deri ne shatervan!

Ishim socialist, komunistë për të dhe nuk duhet të ekzistonim.

Minimi i demokracis­e nisi aty;

Fill pas tij nisi mashtrimi i madh pyramidal dhe grabitja më e madhe në historinë e Shqipërisë!

U grabit çdo shqiptar deri në qindarkën e fundit.

Degjoni, ka nje aksiome sipas te ciles “krim pa ndeshkim nun ka”;

Por ky vend, me padrejtesi­ne historike, ka krime si keto PA NDESHKUAR!

Deri diten qe do jete keshtu, kujtesa nuk do të humbë për të risjellë krimin e kriminelin”, shkruan deputeti.

Sandër Lleshaj: I shqetësuar për dekonspiri­met e aksioneve të Policisë dhe SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj komenton operacioni­n e fundit ‘Plumbi i Artë’, tha se është një problem mosrealizi­mi i objektivit. “Ne besojmë se do t’i zgjidhim punët përmes qasjeve mekanike, duke caktuar prokurorë dhe duke u dhënë rroga të larta dhe duke supozuar që po i blemë shtrenjtë këta do të jenë besnikë të ligjit”, tha Lleshaj. “Ne i paguajmë prokurorët më shumë se sa presidenti. Presidenti merr sa gjysma e një prokurori të SPAK-ut apo një oficer i policisë gjyqësore paguhet më mirë se sa ministri i tij. Kemi krijuar një iluzion por kështu nuk zgjidhen punë”, theksoi Lleshaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania