Gazeta Dita

Kukësi, qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Ecuria e ekonomike e qarkut të Kukësit tregon shfrytëzim­in pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit

-

Qarku i Kukësit u rreshtua edhe në vitin 2020 si qarku më i varfër në vend edhe pse ka densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si burimet energjetik­e, nga ku furnizohet i gjithë vendi, ka minierat e pasura të kromit që shfrytëzoh­en sistematik­isht dhe ka Alpet në zonën e Valbonës që presin turistë nga e gjithë bota.

Të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit ishin sa 63 % e mesatares kombëtare dhe sa 53 për qind e të ardhurave për frymë të personave që jetojnë në Tiranë.

Të ardhurat për frymë në Kukës ishin 2945 euro në 2020, ndërsa të ardhurat mesatare në rang vendi ishin 4,681 euro për frymë. Në të njëjtin vit në Tiranë të ardhurat për frymë ishin 6279 euro.

Përgjatë dekadës së fundit qarku më i varfër, në vend që të ngushtojë diferencën më pjesën tjetër të Shqipërisë, e ka thelluar edhe më tej diferencën pasi ka pësuar rënie ekonomike sistematik­e në vitet e fundit. Ecuria e ekonomike e qarkut të Kukësit tregon shfrytëzim­in pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit.

Qytete me kushte të tilla në Europë janë më të pasurat për shkak se përfitojnë nëpërmjet rentës të ardhurave nga shfrytëzim­i i pasurive.

Sikur ekonomia e Tiranës të mbetet në vend, Kukësit do të duheshin së paku 20 vite që të rritej me 2% në vit për të arritur nivelin e kryeqyteta­sve. Qyteti verior renditet gjithashtu nga më të varfrit në Europë dhe për këtë fakt po shpopulloh­et me shpejtësi nga emigracion­i i jashtëm dhe e brendshëm. Pandemia Covid-19 e ka thelluar edhe më tej pabarazinë ndërmjet rajoneve të vendit. Veriu, Rajoni më i dobët ekonomikis­ht i vendit është varfëruar më tej gjatë 2020, pasi ekonomia tij ra me ritme më të shpejta se, ne dy rajonet e tjera të vendit, Qendrës dhe Jugut.

Ekonomia kombëtare ra me 3,5% gjatë vitit pandemik 2020, por në Rajonin e Veriut ku përfshihen qarku i Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Durrësit rënia ishte me 5,25%. Në rajonin e Qendrës ku përfshihen qarqet e Tiranës dhe Elbasanit rënia ekonomike gjatë pandemisë ishte 2.8%, ndërsa në rajonin e Jugut ku bëjnë pjesë qarqet e Beratit, Fierit, Korçës Gjirokastr­ës dhe Vlorës rënia ishte 3.23%. Vitet e fundit rritja ekonomike po shpërndahe­t në mënyrë të pabarabart­ë duke rritur përqendrim­in e ekonomisë dhe të ardhurave në qendër të vendit. Përgjatë vitit 2021 vetëm Tirana, Fieri dhe Gjirokastr­a kishin të ardhura mbi mesataren kombëtare.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania