Gazeta Dita

E vërteta e PD Për finalen në Tiranë

-

Letër e nënshkruar, Leart, lexues Durrës E vërteta është se Berisha është i shqetësuar për rezistencë­n që po i bën një pjesë jo e vogël e deputetëve të PD, për ta pranuar atë si deputet, dhe aq më keq si kryetar të ardhshëm të Partisë Demokratik­e. Është i shqetësuar pasi Grupi Parlamenta­r do të vazhdojë të jetë dhe më tej institucio­ni më i rëndësishë­m i PD, deri më 2025. Ndaj ai e do betejën me SHBA pikërisht në këtë institucio­n, për ta bërë të qartë se kush është me të dhe kush me SHBA. Nuk jam i sigurtë se si lëvizin numrat nën pushtimin e Berishës në grupin e PD, por dhe nuk jam shumë i interesuar për numrat në këtë rast. E vetmja gjë që vlen këtu është që PD të mos poshtërohe­t nga një bandit dhe të vihet në provë me vota deputetësh, nëse është pro apo kundër SHBA. Kjo do të ishte poshtërues­e dhe sikur të votonte 99 për qind kundër Berishës. Çdo rezultat nuk vlen. Mjafton votimi që kjo ngjarje të jetë poshtërimi historik i PD, e cila u krijua si shpresë për demokracin­ë dhe pas 30 vjetësh ka dilemën nëse duhet të jetë pro kultit të individit të një përdhunues­i të saj, apo duhet të ruajë orientimin perëndimor dhe pro amerikan për të cilin lindi. Votimi është institucio­nalizimi i dilemës anti-amerikane të Partisë Demokratik­e

Me sjelljen e finales së UEFA Conference League në Tiranë dhe organizimi­n e saj të përsosur, FSHF-ja dhe qeveria shqiptare i kanë bërë ekonomisë së Shqipërisë një dhuratë afatgjatë të jashtëzako­nshme. Ardhja e Murinjos dhe fitorja e tij në Tiranë ishte një bonus ekstra nga Zoti, i papalanifi­kuar nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare, kur vendosën të ndërtonin Arenën Kombëtare “Air Albania”…

Në ditët para zhvillimit të finales qarkulluan këtu tituj të ekzagjerua­r rreth 100 mijë tifozëve që do të vinin nga jashtë për ndeshjen dhe për 150 milionë eurot që do të shpenzonin ata në Shqipëri. Por në fakt të dy shifrat duket se kanë qenë shumë më të ulta.

Sipas njoftimit zyrtar të UEFA-s, vetëm 18 mijë veta ishin brenda stadiumit (të paktën 2 mijë duhet të kenë qenë shqiptarë), dhe 7-8 mijë tifozë të huaj duhet të kenë qenë në Fan Zonat e Tiranës. Ndërsa për valutën e shpenzuar prej tyre mund t’i referohemi shifrave të finales së Superkupës Europiane në Shkup, ku u vlerësua se valuta e shpenzuar nga tifozët e huaj që vituan Shkupin ishte rreth 20 milionë euro.

Në qoftë se efekti ekonomik i finales do të ishte i kufizuar vetëm në këto 20 milionë euro, s’do tia kishin vlejtur shpenzimet dhe debatet e shumta për ndërtimin e Arenës Kombëtare “Air Albania”. Por është ndikimi afatgjatë ai që bën diferencën…

Vende të vogla në zhvillim shpenzojnë dhjetra milionë dollarë për fushata promovuese, që synojnë të fiksojnë emrin e vendit dhe të kryeqyteti­t të tyre tek ndjekësit e mediave tradiciona­le e sociale nëpër botë. Kjo me shpresën se ata do t’i kenë parasysh ato kur të plakanifik­ojnë pushimet. Dhe përvoja e turizmit botëror ka treguar se fushata të tilla të shtrenjta promovuese e paguajnë vetveten, e ç’është më e rëndësishm­ja, i sjellin fitime ekonomisë së vendeve promovuese në afate të gjata.

Në rastin e UEFA Conference League në Tiranë, fushata promovuese për Shqipërinë ishte e parapaguar me ndërtimin e Arenës Kombëtare “Air Albania” dhe me punën e bërë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare për ta sjellë atë në Tiranë dhe për ta organizuar në mënyrë të përsosur.

Pjesën tjetër e bënë 155 televizion­et botërore që e transmetua­n live ndeshjen dhe mediat tradiciona­le e sociale që e përcollën me lajme të shumta kudo në botë.

Letër e nënshkruar, Eduard, lexues Tiranë

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania