Gazeta Dita

SKELETET NË DOLLAP

- Nga FEDERICO RAMPINI

Perëndimi ka favorizuar përhapjen e një pakënaqësi­e të madhe postkoloni­ale kundër vetvetes. Një pjesë e madhe e qarqeve sunduese afrikane u formuan në universite­tet amerikane, angleze dhe franceze, ku doktrina dominuese i imponon gjyqin Perëndimit, i cilësuar si fajtori i vetëm i të gjitha vuajtjeve të njerëzimit: kolonializ­mit, imperializ­mit, agresionit, shfrytëzim­it, plaçkitjes së burimeve. Fakti që ky proces është i njëanshëm i bën elitat e Botës së Tretë të papërgatit­ura kulturalis­ht për t'u përballur me imperializ­mat e të tjerëve: kinezë, rusë, turko-osmanë apo persianë. Formacioni antiperënd­imor i krijuar në Evropë ose në Shtetet e Bashkuara përbën gjithashtu një alibi të çmuar: elitat e korruptuar­a dhe grabitqare të vendeve të varfra në emër të antikoloni­alizmit përçmojnë kritikat për të drejtat e njeriut ose keqqeveris­jen.

Skeletët në dollapët e Perëndimit janë shtuar. Pushtimi i Irakut në 2003 u motivua nga gënjeshtra të paturpshme; viktimat civile të bombave, krimet e kryera në Guantanamo apo Abu Ghraib kundër të burgosurve janë ende të freskëta në kujtesë. Amerika

lëshoi menjëherë antitrupa: sheshet e qyteteve të saj u përmbytën me demonstrat­a kundër George W. Bush; më pas Barack Obama i fitoi zgjedhjet e vitit 2008, edhe sepse ishte kundër asaj lufte. Sot, ata që i kujtojnë këto, e bëjnë për të praktikuar një baraslargi­m moral që shfajëson krimet e Putinit. Dhe nuk është vetëm Amerika ajo që po i nënshtrohe­t këtij trajtimi. Në Afrikën frëngjisht-folëse, pas disa grushteve të shtetit, ushtria franceze u dëbua dhe forcat ruse u thirrën në vend të tyre. Slogani à bas la France është kthyer në modë, edhe pse kohët e fundit prania e saj ushtarake shërbeu si bastion kundër milicive xhihadiste.

Përballë këtyre armiqësive të përhapura, Perëndimi nuk mbrohet, ai tërhiqet. Nuk ka asnjë alternativ­ë amerikane apo evropiane ndaj Rrugëve të Reja të Mëndafshit me të cilat Kina ndërton infrastruk­turën thelbësore në Azi dhe Afrikë.

Në shumë demokraci liberale, politikat e bashkëpuni­mit janë nën akuzë: për rrezikun e korrupsion­it, ose për shkak se veprat e mëdha nuk respektojn­ë mjaftueshë­m mjedisin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania