Gazeta Dita

Sherri mes fëmijëve mbyllet me plagosjen e 11-vjeçarit, kushëriri e qëllon gabimisht dhe arratiset

-

Ngjarja në fshatin Dom Gjegjan, pasditen e djeshme. I mituri ndodhej me të afërmin, kur ky i fundit u konfliktua me një tjetër bashkëmosh­atar dhe tentoi që ta vriste me armën që nuk dihet se ku e ka gjetur. Pistoleta lëvizi dhe aksidental­isht plagosi në këmbë 11-vjeçarin, që u dërgua me helikopter te Trauma. Shpallet në kërkim i dyshuari

Sherri mes fëmijëve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në qytetin e Pukës. Një 11-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri aksidental­isht dhe autor i dyshuar i krimit është pikërisht kushëriri 17-vjeçar, që u arratis nga vendngjarj­a. Ky i fundit pati një përplasje verbale dhe fizike me një tjetër bashkëmosh­atar të mitur, por në vend që të shënjestro­nte atë, goditi të afërmin e tij, duke e plagosur në gjëndje të rëndë.

Policia vendore bëri me dije se krimi ka ndodhur rreth orës 16:20 të pasdites së djeshme, në fshatin ‘Dom Gjegjan’, ku fëmija ka marrë plagë në këmbë, por që i ka dëmtuar edhe arteriet. 11-vjeçari, Arbër N., sipas mjekëve ka marrë një plumb në këmbë dhe për shkak të komplikaci­oneve nga hemorragji­a, është rekomandua­r mjekimi i specializu­ar te Trauma në Tiranë, ndaj edhe u transportu­a me helikopter pak orë më pas. Policia njoftoi se autori i identifiku­ar me inicialet R. C., është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Nga dëshmitarë­t u zbulua për oficerët se i arratisuri para se të qëllonte, kishte pasur konflikt të ashpër me një tjetër fëmijë, të cilin donte edhe të qëllonte, por gaboi. “Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifiki­mi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C., 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njoftoi policia vendore.

Sipas dëshmive nga vetë të pranishmit dhe fëmija, 11-vjeçari rezulton se është plagosur aksidental­isht. Ato ishin sëbashku dhe gabimisht 17-vjeçari ka shkrehur

 ?? ??
 ?? ?? armën. Një plumb i ka përfshirë këmbën të miturit, teksa tashmë ndodhet te Trauma, nën terapi intensive. Policia bëri me dije se po kryen verifikime se si e gjeti armën pistoletë 17-vjeçari, ndaj nëpërmjet oficerëve po grumbullon të dhëna operative dhe me rëndësi prove për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
armën. Një plumb i ka përfshirë këmbën të miturit, teksa tashmë ndodhet te Trauma, nën terapi intensive. Policia bëri me dije se po kryen verifikime se si e gjeti armën pistoletë 17-vjeçari, ndaj nëpërmjet oficerëve po grumbullon të dhëna operative dhe me rëndësi prove për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania