Gazeta Dita

Çfarë ka rrëfyer tjetër Dumani? SPAK ka gati operacioni­n e dytë për 100 emra të implikuar

-

Grumbullim­i nga prokurorit­ë dhe gjykatat e rretheve të shumë dosjeve që kishin për kryefjalë dyshen Nuredin Dumani dhe Talo Çela, duket se ka pasur për objektiv zbërthimin e emrave të implikuar në krime të rënda gjatë një dekade, që nuk u rrëfyen herën e parë nga “il pentito”. Policia kryen kontrolle banesash, biznesesh, objektesh e makinash. Shumë nga të dyshuarit nuk gjenden, të tjerët janë ushtarë të të shumëkërku­arit Çela. Aksionet në Fushë-Krujë, Vlorë, Peqin dhe Fier

Duket se të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë rrëfyer të tjera krime të fshehura dhe emra të implikuar në ngjarje me shkallë penaliteti të ndryshëm, nga vjedhjet, deri tek vrasjet me pagesë. Emra të tjerë personash të implikuar i janë shtuar dosjes së operacioni­t të koduar “Plumbi i artë” nga ana e Prokuroris­ë së Posaçme. Një javë pas aksionit, burime jo zyrtare, thanë se pritet që të nisë një valë e dytë arrestimes­h të emrave të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për një listë me të paktën 100 emra të tjerë, por nuk jepen identitete, e që do i shtohen listës së 32 të akuzuarve aktualisht, 14 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

I penduari Dumani mësohet se ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së krimit në vendin tonë. Edhe këta pritet që të arrestohen nga Policia e Shtetit, teksa shumica nuk janë gjendur nëpër banesa. Emrat e implikuar rezultojnë se veprojnë në disa qytete të vendit dhe një pjesë e tyre janë arrestuar apo shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër vijohet të hetohet.

Pritet që gjithë aksioni të fokusohet më së shumti në në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, por nuk përjashtoh­en as qytete të tjera, përveç trekëndësh­it TiranëElba­san-Durrës. Pikërisht në vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë marrë porosi, ose kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë, që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.

Dumani dhe Hoxhaj mësohet se kanë treguar edhe anëtarët e grupit të armikut të përbetuar Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati. Ndërkohë që herën e parë, shumë nga emrat VIP shpëtuan, edhe pse gjithsej ishin prerë 32 urdhër-arreste, 18 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. GJKKO i ka lënë të gjithë në masën “arrest me burg”. Mes të shumëkërku­arve janë Talo Çela, Suel Çela, Florenc Çapja, Ervis Martinaj dhe Kamer Mehja.

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar prej disa ditësh kontrolle banesash, magazinash, servisesh dhe disa vendgjarje janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në terren edhe oficerë të BKH-së dhe prokurorët e SPAK. Nuredin Dumani, dhe miku i tij, Henrik

Hoxhaj, deri në këtë fazë të hetimeve konsideroh­en nga SPAK si njerëzit më të rëndësishë­m që kanë bashkëpunu­ar me prokurorin­ë, duke treguar pjesëmarje­n në disa vrasje dhe tantativa vrasjesh të dështuara. Bëhet fjalë për të paktën 12 ekzekutime me pagesë apo personale, me motive hakmarrjen dhe larjen e hesapeve, mbi 20 krime të ndryshme, të kryera në një dekadë, disa prej te cilave grabitje.

Sipas SPAK, Hoxhaj dhe Dumani kanë vepruar si grup kriminal në disa ngjarje të rënda, ku dyshohet se kryenin vrasje me pagesë në disa qytete. Shumë nga vrasjet, janë dëshmuar para prokurorëv­e, ku rrëfimet e tyre jo vetëm janë mbajtur shënim, por edhe janë filmuar e regjistrua­r në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë dhe prokuroris­ë së Elbasanit, Hoxhaj ka mbajtur kontakte të vazhdueshm­e me Nuredin Dumanin, në Kosovë dhe në Shqipëri, ku disa herë Dumani shfaqej si kontraktue­s dhe kreu i skuadrës së killerave, në ekzekutime­t që kryheshin në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Peqin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania