Gazeta Dita

Shok me mikun e Vis Martinaj që u vra në Kamëz, 29-vjeçari prej dhjetë ditësh i zhdukur. Babai: Sapi ishte kthyer nga Belgjika!

-

Një i ri rezulton se ka humbur prej gati 10 ditësh ditësh kontaktet me familjarët dhe është shpallur i zhdukur nga Policia. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ulvi Skana, nga Dibra, por që banonte në Kamëz. Hasan Skana, babai i 29-vjeçarit, tregon se ka humbur kontaktet me të birin që prej 17 majit, në orën 13:30, dy ditë pasi ishte kthyer nga Belgjika. “Ka humbur më 17 maj. Dy ditë para se të largohej erdhi nga Belgjika. Se kam parë fare. Nuk të gënjej. Qëndroi 17 ditë në Belgjikë. Erdhi në datë 15 në darkë, por se pyeta pse u kthye. Ka qenë një herë në Gjermani, mori një ekspuls. Pastaj iku në Belgjikë. E ka fikur telefonin. Ne pritëm 3 ditë, mos është në rajon dhe më njoftonte. Prita 3 ditë, shkova në Kamëz. Më tha lerë sot dhe nesër pyet te spitalet. Pyeta, por më thanë se nuk ishte. Shkova në spital në shtet, jo në privat. Nuk ishte i shtruar. Kishte raste që humbiste kontakte 10 ditë, por merrte telefon. Jo me humb kontakt zero më zero jo!”, rrëfeu babai. Më tej, i pyetur nëse i riu ka probleme shëndetëso­re apo me lëndët psikotrope, përgjigjet: “Po, është përdorues i lëndëve narkotike. Ishin shumë shokë me Can Karriqin, është shoqëruar në komisariat tre ditë pas vrasjes së tij dhe është mbajtur 12 orë. Familja jonë nuk ka shqetësime të tjera apo edhe konflikte. Deri tani asnjë nuk më ka marrë në pyetje, dy rrugë ka ose të jetë mirë ose i vdekur, se në hava nuk rrinë. Unë nuk e kam trajtuar keq”, ka thënë për “Neës 24” babai i Ulvi Skanajt. Ulvi Skana ka qenë shok me Can Karriqin, miku i biznesmeni­t Ervis Martinaj, që u vra në ditët e fundit të dhjetorit 2021 në Kamëz. Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, nga persona ende të paidentifi­kuar, të cilët as sot nuk janë kapur. Kjo është dhe një nga pistat ku është fokusuar Policia, në hetimet që po kryen për 29 vjeçarin.

 ?? ?? Ulvi Skana
Ulvi Skana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania