Gazeta Dita

Grabitën 11 klandestin­ët në Virua, “Rent a car” prangos gjatë ndjekjes policore grupin me 6 të dyshuar, 2 prej tyre femra. Sekuestroh­en dhe prova me rëndësi

-

Shkon në 6 numri i personave të arrestuar për grabitjen e 11 klandestin­ëve sirianë pak ditë më parë në jug të vendit, teksa u premtuan transport drejt Tiranës. Autorët e dyshuar, akuzohen se në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, në datën 22 maj, kanë marrë si pasagjerë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastë­r-Virua, me qëllim transporti­min e tyre drejt kryeqyteti­t dhe kundrejt fitimit, teksa në afërsi të fshatit Mashkullor­ë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që i kishin me vete. Në kuadër të operacioni­t të koduar “Rent a car”, u ndaluan personat e identifiku­ar: Safet Myftara, 21 vjeç, Ndriçim Myftara, 21 vjeç, të afërm, A. Th., 17 vjeç, Elda Shahini, 20 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Erlanda Brahaj, 26 vjeçe, banuese në Tropojë. Ndërkohë është arrestuar njëri prej autorëve të dyshuar, i identifiku­ar si Andres

Onjea. Dy prej të dyshuarve, Ndriçim Myftara dhe i mituri A.Th., u kapën në “Rrugën e Kombit”, pas një orë ndjekjeje nga Policia e Kukësit, duke transportu­ar emigrantë të tjerë të paligjshëm. Ky rast u publikua më datë 24 maj në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në “Rrugën e Kombit”, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transporto­nte emigrantët. Shtetasit A. Th., gjatë kontrollit fizik i është gjetur një përforcues grushti (dorezë metalike), që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Ndërsa Safet Myftara u kap në banesën e tij në Kamzë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestrua­r një pistoletë lodër metalike, 5 aparate celulare dhe një shumë parash. Erlanda Brahaj është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke drejtuar automjetin tip “Hyunday”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r një shumë parash, 3 automjete, 1 përforcues grushti, 1 pistoletë lodër metalike, doza me lëndë të dyshuar narkotike hashash dhe 9 aparate celulare. Ndaj grupit të të rinjve u ngritën akuza si; “vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpuni­m, “ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania