Gazeta Dita

Burg policit që ekzekutoi kolegun, Gjykata urdhëron ekspertim psikik. Avokati: E pranoi, merrte qetësues!

-

Gjykata e Tiranës vlerësoi të ligjshëm ndalimin, por kërkoi një diagnozë shkencore për problemet e Ludjan Zaimit, pasi iu gjetën në banesë antidepres­antë të fortë “Seroquel”, që merren për skizofreni dhe bipolarite­t. Mund të jenë shkaku i efekteve anësore në haluçinaci­one. I dyshuari i qëndron versionit se Çaush Saliasi e tallte dhe shante vazhdimish­t. Avokati Gorishti: Ishte i tronditur, kanë pasur marrëdhëni­e shoqërore, nuk e dha motivin, por e pranoi krimin dhe se merrte qetësues para ngjarjes!

Një efektiv policie prej më shumë se dy dekadash në radhët blu humbi jetën nga dora e kolegut të tij, teksa ky i fundit tashmë rezulton se ishte person me probleme të shëndetit mendor! Ludjan Zaimi, 25-vjeç, ka zgjedhur që të heshtë, duke thënë vetëm pak fjalë për pohimin e autorësisë për ekzekutimi­n e kolegut Çaush Saliasi brenda Komisariat­it nr. 3 pse e tallte, kurse Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën “arrest me burg”. Por detaji më interesant i seancës me dyer të mbyllura ishte urdhri i Gjykatës që polici rishtar t’i nënshtrohe­t ekzaminime­ve psikike nga ekspertët e Neurologji­së, pasi ka prova se vuante nga depresioni dhe kurohej me medikament­e, që mund të jenë bërë edhe shkak i nxitjes në krimin e rëndë si pasojë e bipolarite­tit apo haluçinaci­oneve që jepnin ilaçet si efekte dytësore.

Pikëpyetja më e madhe për hetuesit është mënyra se si është rekrutuar Zaimi në radhët e policisë, prej sa kohësh vuante nga probleme të depresioni­t dhe kujt i kishte treguar për to, apo nëse mjekohej fshehurazi. Kolegët e kujtojnë si një person me humor të paqëndrues­hëm dhe herë pas here i tensionuar. Por nga ana tjetër, edhe viktima 55-vjeçar duket se ‘i binte më qafë’ më shumë se ç’duhej, kurse përplasjet mes tyre çuditërish­t nuk ishin raportuar te shefat e komisariat­it, që duhet të kishin ndërhyrë për ta parandalua­r, ose të paktën t’i ndanin në makina dhe turne të ndryshëm efektivët sherrxhinj. Zaimi ka qenë i qetë dhe kokëulur në kafaz, teksa avokati kërkoi masë të butë për shkak të diagnozës së klientit të tij dhe provokimev­e të vazhdueshm­e nga viktima.

Avokati Edvis Gorishti, ka shtuar në një prononcim për mediat pas seancës, se i riu e ka pranuar krimin që ka kryer, por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen. Avokati tha se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale. Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës. Seanca ishte shumë e shkurtër. Nuk e përcaktoi, por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, tha Gorishti

mediat. për

Gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar gjithashtu edhe një ekspertizë mjekoligjo­re të autorit, kjo sepse gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti- depresantë “Seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar skizofreni­në, çrregullim­e bipolare, si dhe për probleme të tjera të rënda mendore.

Në deklarimin e tij të shkurtër para trupës gjyqësore, avokati e konfirmoi se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi. Hetuesit mendojnë se 25-vjeçari kishte ditë që e planifikon­te diçka të tillë dhe po gjente momentin që Saliasi ta ngacmonte përsëri duke e sharë nga familja apo tallur.

Pasi i ka thënë kolegut që ndodhej pranë që të ulej, zbrazi si në një aksion lufte gjashtë plumbat e pistoletës së shërbimit, i vendosur për ta vrarë Saliasin, edhe siç u pa nga pamjet filmike. Kishte menduar edhe arratisjen, por pa sukses. Zaimi i qëndron shkakut se Saliasi dehej shpesh në alkool, e tallte si “qorr” dhe e shante nga nëna, derisa situata u bë e patolerues­hme. “Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhëni­e shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur”, tha avokati.

Nga ana tjetër, po kryhet edhe një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore (ishSHÇBA), që po kryen verifikime, pasi dyshohet se Komisariat­i kishte dijeni për një marrëdhëni­e jo korrekte mes tyre, teksa sa i përket përgjegjës­ive për atë që ndodhi në brenda Komisariat­it Nr.3, do të jenë hetimet dhe një vendimmarr­je e drejtorisë së Kontrollit të standarde nëse do të ketë pezullime apo edhe shkarkime në këtë Komisariat Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit, teksa po ndërrohesh­in turnet dhe në sallë ishin edhe 5 kolegë të tjerë. Kolegëve të tij u ishte shprehur se “ia kishte prerë biletën për stadium Çaushit”, duke nënkuptuar krimin që kreu më pas.

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, është arrestuar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim”, e ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me uniformat blu.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania