Gazeta Dita

Plagosi fqinjin duke pirë në lokal, mbetet në burg efektivi i FNSH-ve. Alibia e Gjylit: M’u shkrep arma pa dashje!

-

“Mu shkrep arma pa dashje!”. Kjo ishte

deklarata e djeshme para trupës gjykuese, të efektivit të FNSH-ve, Lutfi Gjyli, 48 vjeç, që akuzohet se plagosi me armën e shërbimit fqinjin e tij Murteza Lika, 60 vjeç, me të cilin po pinte në të njëjtën tavolinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kombinat, kur po konsumonin pije alkoolike me njëri tjetrin.

Gjykata e Tiranës cilësoi të ligjshëm ndalimin dhe ka vendosur të lërë në burg Gjylin, i cili me armën e shërbimit qëlloi Likën duke i shkaktuar dëmtim në këmbën e majtë. Ai u dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës pas plagosjes, ku mori ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, 60-vjeçari Lika vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor. Gjyli ishte inspektor policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Vaqarrit dhe akuzohet për veprën penale

“plagosje e rëndë me dashje”. Burime zyrtare bënë me dije se incidenti ndodhi të njëjtën mbrëmje me krimin e ekzekutimi­t të policit nga kolegu në Komisariat­in nr. 3, por këtë herë pak minuta më pas dhe në një tjetër zonë, Kombinat.

Hetuesit i kanë marrë edhe dëshminë personit të plagosur në ambientet e spitalit, që duket se ka dhënë tjetër version. Sipas hetimeve, për shkak të konsumit të alkoolit dhe faktit se i lënduari ka probleme të shëndetit mendor, të dhënat janë ende të paqarta dhe skena e krimit është po aktive. Paraprakis­ht, Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar si një krim të dukshëm të kryer gjatë sherrit dhe jo pa dashje, kurse efektivi pretendon se thjesht i është shkrepur arma teksa po luante me të në prezencë edhe të Likës, e qitja e pavullnets­hme e dëmtoi në këmbë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania